<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjergj Pelini, nga Novobërda e Kosovës, Ambasador i Skënderbeut në Venedik!

Ambasadori e diplomati Pelini ka lindur në Novobërdë (“venerabilis vir dom Georgius Pellini de Nouomente; “Georgius Andree Pellini de Nouamonte”, etj.), dhe pjesën e madhe të jetës e drejtonte Kuvendin benediktin të Shën Mërisë në Rotec afër Tivarit…

Prof. dr. Jahja Drançolli

Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Në skenën europiane, Skënderbeu kishte hyrë kur ajo ishte e përçarë, sikurse edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Skënderbeun do të zëvendësonin një sërë diplomatësh, siç ishin, vëllezërit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu), Gjergj Pelini i Novobërdës, argjipeshkvi Pal Engjëlli, Ndrte Snatiku, abati Lazar, e ndonjë tjetër. Rol kyç në diplomacinë skënderbejane kanë luajtur vëllezërit Gazulli, të cilët kishin specializuar për çështje të marrëdhënieve të Skënderbeut me Raguzën, Shtetin e Papës dhe Mbretërinë e Hungarisë.

Gjergj Pelini i Novobërdës (? – 1463, lat. Georgius Pelino, Georg/Georgo Pelinus/Pellinus, Georgius Polini, etj.), ndërkaq ishte i specializuar për çështje të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut.

Ambasadori e diplomati Pelini ka lindur në Novobërdë (“venerabilis vir dom Georgius Pellini de Nouomente; “Georgius Andree Pellini de Nouamonte”, etj.), dhe pjesën e madhe të jetës e drejtonte Kuvendin benediktin të Shën Mërisë në Rotec afër Tivarit (1436-1463, Rotezo, Rhotetio, Rotazio, Roteza, Ratec, Retec, Rozezo, de Reteco, Ertezo, etj).

Sipas lëndës arkivore të proveniencave dalmate dhe italiane, aktiviteti diplomatik i abatit Pelini mund të ndiqet së paku nga viti 1438; më 1441, e shoqëronte Gjin Gazullin në një mision diplomatik në Itali; në cilësi të diplomatit kishte vizituar shpesh Republikën e Venedikun (1448-1463).

Më 1448 (4 tetor), Pelini mori pjesë me Ndreun (ipeshkëv i Arbërisë) në Traktatin e paqes, në mes të Skënderbeut e Venedikut, që është përfaqësuar nga Paolo Loredan e Andrea Venier. Traktati i paqes, që u nënshkrua në kampin e Skënderbeut, caktonte që Danja t’i mbetej Venedikut, por që edhe Skënderbeu të shpërblehej, me një pension të përvitshëm (1400 dukate); me një hua (1500 dukate), që i mundësonte të bëhej mik i Huniadit në Betejën e Dytë të Kosovës (17-19/X/1448). Objektivi i kësaj marrëveshjeje paqësore ishte që Skënderbeu t’i shpëtonte luftës në dy fronte njëkohësisht: më Venedikun dhe më osmanët. Pelini, dy vjet më vonë, në emër të Skënderbeut, i ofronte Venedikut sovranitetin mbi Krujën.

Në vitin 1456, ai kishte ndërmjetësuar me shpenzimet e vete në zgjidhjen e një sërë çështjesh të diskutueshme mes Venedikut e Skënderbeut. Në vitin tjetër (qershor 1457), përveç ankesave të Skënderbeut ndaj Venedikut rreth mospagimit të taksave dhe shkeljen e privilegjeve të dakorduara më parë, Pelini, kishte kërkuar nga Republika, që ti lejohet Skënderbeut të dilte në Zetën Arbrore, e cila në atë kohë pjesërisht ishte nën osmanët.

Gjatë shtrëngesave të paraqitura, Pelini kishte shfrytëzuar nga rasti, që t’i kërkonte Senatit të Venedikut, katër fshatra, të cilat i kishte pushtuar më parë konti Vojinoviq. Po në këtë vit, Pelini qe angazhuar edhe te Papa Kaliksti III, që Skënderbeut t’i vazhdohen ndihmat financiare.

Reputacioni i Pelinit në Venedik, dëshmohet nga fakti së në prill (1462), Senati i kishte shkruar princit të Shkodrës, për ta angazhuar Pelinin rreth ndërmjetësimit më gjeneralin. Pelini, edhe me këtë rast, si një ndërmjetës mes dy palëve, kishte arritur sukses.

Para vdekjes i papëlqyeshëm për administratën e komunës së Tivarit, Pelini kishte kërkuar për të shkuar në Venedik, dhe atje, që të kalonte pjesën tjetër të jetës; kishte paraqitur kërkesë drejtuar Senatit për tu vendosur me të afërmit. Në cilësi të diplomatit për herë të fundit e ndeshim në Venedik (20/X/1463, protonotarius et abbas sancte Marie de Rotetio), dhe me siguri ka vdekur në mes të kësaj date dhe datës 13/XII/1463)!

postbck postbck

Recent Posts

Kur Nigeria tronditi Anglinë duke luajtur futboll zbathur…

Futbolli modern shpesh lidhet me pajisje profesionale, këpucë të specializuara dhe standarde të larta teknike.…

10 hours ago

Pse macet ishin të detyrueshme në kafenetë osmane?

Nëse sot hyni në një kafene dhe shihni një mace duke fjetur në një qoshe,…

10 hours ago

Historia e vërtetë që frymëzoi filmin ikonik “The Revenant”: Si i mbijetoi Hugh Glass një sulmi brutal të ariut

Filmi “The Revenant” (2015), me aktorin Leonardo DiCaprio në rolin kryesor, është një nga dramat…

11 hours ago

E pastrojmë rrallë, por këtu gjendet bakteri më i rrezikshëm në banjë

  “Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme” Studiuesit në Universitetin…

11 hours ago

Kolonializmi në Bengal, një kujtesë historike për padrejtësitë që vazhdojnë edhe sot

Historia e Bengalit, rajon që sot përfshin pjesën më të madhe të Bangladeshit, mbetet një…

11 hours ago

Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i hani këto ushqime

  Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një…

11 hours ago