<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

Nga Albert Vataj

Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

 


Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.


Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.

Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.

Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë.

admin admin

Recent Posts

Shqipëria në “Andrees Allgemeiner Handatlas” të vitit 1893: Një dëshmi e kartografisë gjermane

  Shkruan: Kreshnik Begu Shqipëria në "Andrees Allgemeiner Handatlas" të vitit 1893: Një dëshmi e…

6 hours ago

Deri në vitin 1912 në Banjskë ka jetuar vetëm popullata shqiptare…

Jusuf Osmani ÇKA SHKRUAN GAZETA “OBZOR” E ZAGREBIT, E VITIT 1923 PËR BANJSKËN Banjska shtrihet…

8 hours ago

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

1 day ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

1 day ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

1 day ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

6 days ago