Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm në zemër.
Hulumtuesit vëzhguan 56 mijë të rritur me hipertension dhe presion të lartë të gjakut, të cilët u monitoruan nga hulumtuesit e Universitetit “ Yang-Ming”, Tapei.
U shqyrtuan qetësuesit si ibuprofen, celecooxib, mefenamic acid, diclofenac dhe naproxen.
Shumica e pacientëve nuk ishin në dijeni se qetësuesi u nxiste akoma më shumë shtimin e presionit të gjakut.
“Rezultatet tona japin informacion të rëndësishëm veçanërisht për pacientët me hipertension”, tha dr. Chia Hsuin Chang.
Disa kardiologë kanë bërë po ashtu thirrje për mbajtjen nën kontroll të këtyre ilaçeve, pasi njerëzit që merrnin ibuprofen kishin 31% të rrezikshmërisë të një arresti kardiak.
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…