<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

 

 

Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund të lihet pa u diagnostikuar, sepse nuk zhvillohen gjithmonë simptoma.

Mënyra më e sigurt për ta ditur nëse e keni këtë sëmundje është duke e kontrolluar rregullisht shtypjen e gjakut.

Nëse kjo nuk trajtohet, mund të shpjerë në probleme më serioze shëndetësore – si sulmet e zemrës apo të trurit. Prandaj, çfarë mund të bëni për ta parandaluar hipertensionin?

Hipertensioni shkaktohet nga duhanpirja, konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të alkoolit dhe nga mungesa e ushtrimeve fizike.

 

 

Edhe ajo çfarë konsumoni mund të ketë ndikim negativ në shifrat e shtypjes së gjakut.

Ekspertët britanikë rekomandojnë të hani një dietë të balancuar mirë dhe të keni kujdes nga kripa.

Kripa e rritë shtypjen e gjakut, andaj, aq më shumë që hani, aq më e lartë do të jetë shtypja e gjakut. Kështu, synoni t’i hani më pak se 6g kripë në ditë – që i bie rreth një lugë çaji.

Karotat janë burim i mahnitshëm i kaliumit – mineral i cili e zvogëlon shtypjen e gjakut. Kaliumi është minerali kyç në të cilin trupi mbështetet për të funksionuar siç duhet.

 

 

Kaliumi ndihmon në uljen e shtypjen së gjakut duke i balancuar efektet negative të kripës. Veshkat ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut duke e kontrolluar sasinë e lëngjeve që ruhen në trup. Aq më shumë lëngje, aq më e lartë shtypja e gjakut. Konsumimi i kripës e rritë sasinë e sodiumit në enët e gjakut, të cilat pastaj e çrregullojnë balancimin duke e zvogëluar aftësinë e veshkave për ta larguar ujin.

 

 

Duke ngrënë më shumë pemë dhe perime, ju do t’i rritni nivelet e kaliumit dhe të ndihmoni në rikthimin e atij balancimi.

Një gjysmë gote karote e copëtuar i përmban rreth 1.8g fibra dhe 105mg kalium. Por, ekspertët rekomandojnë që karotën ta konsumoni në formë lëngu.

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

16 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

18 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago