<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pezullimi i Sokratit: Si e vulosi filozofi i madh, fatin e vet me komedi?

Nga: Howard Brenton, dramaturg / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

A e “pezulloi” veten Sokrati? Në gjyqin e tij në Athinë, në vitin 399 p.e.s., a e zemëroi qëllimisht porotën me një fjalim të ashpër komik për të qenë i sigurt se ata do ta dënojnë me vdekje?

Sokrati u akuzua për mohimin e ekzistencës së perëndive dhe shpikjen e perëndive të rinj, si dhe për korruptimin e rinisë. Në fakt, Sokrati ishte shumë fetar dhe u bë një luftë e pisët për ta akuzuar për sakrilegj. Por, njerëzit e fuqishëm u lodhën me të. Një burrë 70-vjeçar, i lerosur, që sillet në vendet publike i rrethuar prej nxënësve që e adhuronin, duke i mësuar se jeta që nuk hetohet nuk ia vlen të jetohet, por se duhet të mësojmë se nuk dimë asgjë … po e gërryente sigurinë e të fuqishmëve. Dhe, e sigurt ishte ajo çfarë qyteti donte.

Zëri i pakompromis i Sokratit, në një kohë të rrezikshme, rezonon me “epokën e tërbimit” tonë. Pasi Tom Littler – drejtori artistik i Teatrit të vogël, por goditës në Londër, “Jermyn Street” – propozoi një shfaqje për Sokratin, e shkrova një skenë të bazuar në dialogun e Eutifronit të Platonit – takimi gazmor mes Sokratit dhe një qytetari të drejtë athinas, jashtë gjykatoreve. Sokrati u duk si i turpshëm, empatik dhe provokues, i këndshëm për shkrime gazmore. Pastaj gruaja e tij dhe nëna e dy djemve të tyre, Ksantipa, dhe e dashura e tij, Aspasia – e vetmja grua e fuqishme në politikën athinase që ne e njohim – e marrin skenën tjetër. Shfaqja ishte në zhvillim e sipër.

Sokrati nuk shkroi kurrë asgjë, megjithëse në burg e bëri një poezi të bazuar në fabulat e Ezopit. Ose, Platoni na tha se e bëri këtë. Dhe, këtu është problemi: katër dialogët që i kemi dhe që e përshkruajnë gjyqin dhe ekzekutimin janë të fuqishme, me humor dhe dramë, megjithatë janë të dyshimta, të shtrembëruara sipas botëkuptimit të Platonit. Ekziston një rrëfim tjetër i fjalimit të Sokratit nga Ksenofoni, por është lexim i mërzitshëm dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë të Platonit. Platoni në fakt është burimi ynë i vetëm.

Eutifroni, Mbrojtja e Sokratit dhe Kritoni mendohet se janë shkruar afër kohës së ekzekutimit. Dialogu i katërt, Fedoni, është padyshim shumë më i vonshëm: Platoni i thotë Sokratit të besojë te rimishërimi, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë në veprat e hershme – por janë të vërteta përshkrimi shumë prekës i vdekjes së mësuesit dhe fjalët e fundit të koduara. Pra, ndalu për një moment te kjo e ajo dhe na shfaqet një Sokrat shumë real.

Ishte e brishtë demokracia athinase e vitit 399 p.e.s. Nga oligarkët – në vitin 411 p.e.s. – kishte ndodhur një grusht shteti brutal, që mbaroi pas një viti. Kishte një grusht të dytë shteti kur Athina iu dorëzua Spartës, në vitin 404 p.e.s. Demokracia u rivendos, por krenaria kombëtare thellë u plagos. Ekonomia ishte e rrezikuar: fermat ishin djegur nga trupat spartane dhe kishte shpërthime të murtajës. Njerëzit ishin të zemëruar, të rraskapitur dhe donin të fajësonin dikë – në kohë të këqija, ndalimi i të suksesshmëve ishte sport athinas.

Dhe, Sokrati ishte shumë i suksesshëm. Ishte njeriu më i famshëm në qytet, por jo popullor në aspektin e përgjithshëm. Vetëm një herë ka mbajtur post publik – për një ditë, si kryetar i Kuvendit. E përdori votën e tij në përpjekjen për ta bllokuar ekzekutimin e gjashtë gjeneralëve, kur i gjithë qyteti kërkonte gjakun e tyre, duke argumentuar se gjyqi ndaj tyre ishte i paligjshëm. Kishte marrëdhënie të gjatë dhe të mirë me studentin e tij, Alkibiadin, hero lufte që dezertoi dy herë – fillimisht në Spartë dhe më pas në Persi. Ishte jashtëzakonisht i popullarizuar mes të rinjve dhe prindërit shqetësoheshin se djemtë e tyre po i çonte në rrugë të gabuar.

Porota e 501 anëtarëve ndoshta ishte formuar thjesht për t’ia prerë krahët, duke e dënuar rëndë që në votimin e parë. Ligji ia lejonte Sokratit të propozonte dënimin alternativ – internimin ose një gjobë të madhe – të cilën porota do ta pranonte dhe të gjithë do të shkonin në shtëpi. Por, nuk kërkoi internim apo gjobë; në vend të kësaj kërkoi që shteti t’i jepte darka falas, deri në fund të jetës – një nder që u bëhet heronjve kombëtarë. Të inatosur, porota votoi për ta konfirmuar dënimin me vdekje. Më pas, në burg ai e refuzoi arratisjen, me argumentin se ikja do t’ia shkatërronte reputacionin dhe se ai duhet t’i respektojë ligjet e demokracisë, paçka që demokracia ishte çoroditur nga armiqtë e saj.

A po e testonte shtetin deri në shkatërrim, duke e shkatërruar veten? Apo ishte kulmi i një hetimi të thellë: a mbijeton shpirti, vdekjen? Rëndësia e tregimeve të mëdha mund të shkojë përtej momentit të menjëhershëm. /Telegrafi/

P.S. Shfaqja “Cancelling Socrates” (Pezullimi i Sokratit) do të jepet nga 2 qershori deri më 2 korrik të këtij viti.

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

13 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

14 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

14 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

14 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

18 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

18 hours ago