Një studim i ri tregon se pulat kanë një botë të pasur emocionale. Zogjtë e pulës e shijojnë praninë e njerëzve, madje edhe përkëdheljet e tyre.
Sipas studiuesve të Universitetit të Bristol-it, të publikuar në revistën Animal Welfare, studime të mëparshme kanë treguar se prania e njeriut shpesh ul stresin te kafshët e fermës. Por deri tani nuk ishte e qartë nëse prekja njerëzore perceptohej si diçka e këndshme.
Në eksperimentin e studimit, dhjetë pula u ndanë në dy hapësira ku mund të bënin vezë dhe të inkubonin. Kur çelën zogjtë, në njërën hapësirë studiuesit i përkëdhelnin dhe u flisnin me butësi, ndërsa në tjetrën ndihmësit e tyre ishin të pranishëm, por të heshtur dhe neutralë.
Sipas studimit, zogjtë e pulës zhvilluan një preferencë për hapësirën ku merrnin vëmendje, çka tregon se përvoja e kontaktit ishte e këndshme për ta. Ata nuk e shmangnin hapësirën tjetër si të frikshme, por thjesht tërhiqeshin nga ndërveprimi me studiuesit.
“Gjetjet tona tregojnë se kontakti njerëzor mund të shkaktojë ndjenja pozitive te zogjtë e rinj”, tha Ben Lecor, autori kryesor i studimit.
“Studimi tregon se trajtimi i qetë dhe i thjeshtë ka potencialin të transformojë marrëdhënien njeri-kafshë nga diçka që shkakton frikë në diçka pozitive dhe, si pasojë, të përmirësojë mirëqenien e tyre”, shtoi ai.
Sipas tij, këto rezultate sugjerojnë se industria e blegtorisë mund të adoptojë praktika që bëjnë që kontakti me njerëzit të mos shkaktojë frikë, por të ketë ndikim pozitiv në jetën e përditshme të kafshëve.
/tvklan.al
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…