<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mark Gashi, piloti i parë shqiptar i Kosovës

 

 

Për herë të parë emrin e Mark Gashit e kam dëgjuar në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë nga djali i tij Mirko Gashi, njëri nga poetët dhe eruditët më të shquar kosovarë.

Sa herë e zinte në gojë emrin e babait të tij, Mirko asnjëherë nuk e mbaronte rrëfimin për të atin, pasi rrëmbehej fuqishëm nga emocionet. Edhe herëve të tjera, kur Mirko niste rrëfimin për babanë e tij, nuk përmbahej nga emocionet e mëdha dhe kështu rrëfimi për Mark Gashin mbetej gjithmonë në fillim…

 

Pak kush e di se Mark Gashi ishte piloti i parë i aviacionit ushtarak në Jugosllavinë mbretërore, gjatë viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Në historikun e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, besohet që Mark Gashi ishte piloti i parë shqiptar.

 

Mark Gashi lindi në vitin 1913 në Selishtë të Karadakut të Gjilanit nga babai Antonio dhe nëna Marie.

Shkollën Fillore e kreu në Zhegër dhe Gjimnazin në Gjilan. Më vonë shkoi në Shkup dhe kreu edhe Normalen. Gjatë sundimit të Jugosllavisë mbretërore, Mark Gashi mbaroi Akademinë Ushtarake të aviacionit në Mostar e Zemun. Pas shpartallimit të Jugosllavisë mbretërore, Marku u arrestua nga bullgarët pasi vendlindja e tij, Selishta, ishte në zonën bullgare të pushtimit. Së bashku me disa shokë që gjendeshin në burg, mbërriti të ikte nga burgu bullgar i Preshevës dhe shkoi në Gjilan, pasi ky i fundit ishte në zonën italiane të pushtimit. Edhe italianët e internuan dhe e dërguan në Bergamo të Italisë, por u lirua pas tre muajsh.

 

 

Kur u kthye nga internimi, Mark Gashi punoi sekretar në Komunën e Strezovcit, pastaj në fshatrat Ropotovë e Parallovë të Kamenicës, infermier në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, arkivist në Gjykatën e Paqit në Nënprefekturën e Gjilanit dhe së fundi ishte toger intendant i Ushtrisë së Shqipërisë.

 

 

Gjatë vitit 1944, krahas punëve administrative e ushtarake në Ushtrinë shqiptare, Mark Gashi u përkushtua për mbrojtjen e trojeve etnike lindore dhe për mbetjen e tyre në kufijtë e Shqipërisë Etnike.

Kur në nëntor të vitit 1944 Kosova u ripushtua nga Serbia, Mark Gashi u inkuadrua në Brigadën e Shtatë të Preshevës. Në mars të vitit 1946, Mark Gashi u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua me disa vjet burg, pasi mori pjesë në luftimet për mbrojtjen e vijës kufitare shqiptaro-serbe në Luftën e Preshevës, e cila ndodhi më 15 shtator të vitit 1944. Mark Gashi u lirua mbas katër vjet e gjysmë qëndrimi në burg, pastaj punoi si arkivist, më vonë mësues, si dhe mësues e drejtor në shkollën e Caravajkës. Mark Gashi punoi edhe si përgjegjës i arsimit në Preshevë dhe hapi disa shkolla shqipe.

 

 

Për shkak të veprimtarisë së tij të dendur, Mark Gashi nga regjimi komunist u arrestua sërish në vitin 1958, tash si aktivist i Lëvizjes Nacionaldemokratike shqiptare dhe u dënua me dhjetë vjet burg të rëndë.

 

 

Idealisti i përjetshëm Mark Gashi derisa ndërroi jetë, jetoi në një banesë me qira në Prishtinë së bashku me djalin e tij, Mirko Gashi.

Mark Gashi me bashkëshorten e tij dhe vajzën Elizabetha Gashi Nuiqi
admin admin

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

6 hours ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

12 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

12 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

12 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

13 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

13 hours ago