<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në traditën shqiptare, janë kandidate për t’u shpallur nga UNESCO, pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ojnat, janë vendosur në një dosje të përbashkët me Rumaninë dhe Turqinë.

“Një trashëgimi e çmuar, e ruajtur dhe përcjellë ndër breza nga gratë shqiptare, vijon të jetojë sot përmes mjeshtërisë së artizaneve, duke ndërthurur traditën me frymën bashkëkohore dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare”, shprehet ministri Gonxhja.

Ojnat apo qëndisja me oje përfaqëson një nga format më të vyera të trashëgimisë sonë artizanale, një dëshmi e gjallë e mjeshtërisë dhe identitetit kulturor.

Ajo është një metodë e artit të qëndisjes me dorë, kryesisht me gjilpërë të hollë, me fije ari ose fije argjendi të holla.

Në Gjirokastër, dikur njihej si puna me “cimb” (puna me gjilpërë të hollë) dhe meqenëse është një teknikë ku puna del shumë e bukur është përdorur kryesisht në: pajat e vajzave, duke qëndisur nga çarçafët, këllëfët e jastëkëve, këmishat e natës, çentrot e zbukurimit të mjedisit shtëpiak etj; në kostumet popullore të nuses gjirokastrite dhe asaj lunxhiote, ndërsa në kostumet e tjera gjendet kryesisht tek shamia e kokës dhe brezi.

Qëndisja me ojë vazhdon edhe sot të ruhet dhe trashëgohet ndër breza në zona të ndryshme të Shqipërisë.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 hour ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

3 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

5 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

5 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

5 hours ago