<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në New York

 

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton atë që po quhet super gripi, po përhapet gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vaksinimi ndaj këtij varianti nuk është i përfshirë në vaksinën kundër virusit këtë vit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se shkalla e shtrimeve në spitalet e vendit u rrit me 14.3% që nga e premtja. Zyrtarët e shëndetit publik, sipas mediave amerikane, thonë se gripi po përhapet veçanërisht shpejt në Nju Jork, Luiziana dhe Kolorado.

Nju Xhersi dhe Rod Ajlend po shohin gjithashtu nivele të larta të rasteve të të gripit, sipas të dhënave të mbledhura që nga 13 dhjetori. Në Xhorxhia, Nju Meksiko, Ajdaho, Miçigan, Karolinën e Veriut dhe të Jugut, Masaçusets, Konektikut, Merilend dhe Uashington D.C. është rritur numri i vizitave në spitale nga pacientët me simptomat e gripit.

 

Mes kësaj periudhe të fundvitit dhe deri në fund të sezonit të gripit, në shkurt, sëmundja do të përhapet në çdo shtet në shkallë të ndryshme, thonë ekspertët. Në analizat që janë bërë për supergripin rezultoi se 90% e viruseve të gripit A ishin pozitive për llojin e ri.

 

Vaksina kundër gripit këtë vit nuk e mbulon gripin A, që sjell numrin më të madh të vdekjeve te të moshuarit.

Megjithatë, ekspertët thonë se ia vlen të bëhet vaksina e zakonshme për të lehtësuar simptomat.

Këto të fundit përfshijnë ethe, të dridhura, kollë, dhimbje fyti, hundë që rrjedh, dhimbje muskujsh dhe koke, lodhje dhe herë pas here të vjella ose diarre, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

 

Teksa shumica e njerëzve e marrin veten brenda disa ditësh ose disa javësh, disa ndërlikime, si pneumonia, mund të jenë vdekjeprurëse.

admin admin

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

4 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

5 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

5 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

6 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

6 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

1 day ago