Këtë të dielë akrepat e orës do të ndyshojnë. Po çfarë duhet të dimë për këtë ndryshim të përvitshëm dhe si ndikon te shëndeti i njeriut?
Humbja e një ore gjumë
Të dielën, më 29 mars, ora ndryshon nga 03:00 në 04:00. Do të humbasim një orë gjumë, por do të fitojmë një orë më shumë dritë pasdite.
Debati për orën verore
Çdo vit, shumë shtete debatojnë për heqjen e ndryshimit të orës dhe mbajtjen e një orari të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Qytetarët shpesh argumentojnë për stabilitet dhe shëndet më të mirë.
Shembuj nga bota
-Kina përdor vetëm orën e Pekinit që nga 1991, edhe pse territori shtrihet në pesë fusha kohore.
-Paraguai e hoqi ndryshimin e orës në 2025.
-British Columbia, Kanada, vendosi në mars 2026 të mbajë të njëjtën orë gjatë gjithë vitit.
-Vende si Rusia, Argjentina, India dhe pjesa më e madhe e Afrikës e kanë hequr këtë praktikë prej kohësh.
Efektet në shëndet dhe produktivitet
Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ora verore vazhdon të aplikohet, por shkakton diskutime mbi gjumin, produktivitetin dhe shëndetin. Ndryshimi i orës mund të ndikojë tek ritmi biologjik, ndërsa shumë qytetarë preferojnë një orar të qëndrueshëm.
Vendet që nuk e kanë zbatuar kurrë ndryshimin e orës
Disa vende në Afrikë, Azi dhe disa rajone të Oqeanisë nuk përdorin kurrë ndryshimin e orës për shkak të ndryshimeve minimale të dritës gjatë vitit.
Tendenca globale
Numri i vendeve që përdorin ndryshimin e orës ka rënë nga 79 në 2015 në 71 në 2024. Trend i qartë tregon se bota po shkon drejt një orari unik dhe më të qëndrueshëm, i përshtatshëm për mirëqenien e njerëzve.
/tvklan.al
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…