<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Lahuta në UNESCO edhe në emër të Shqipërisë

 

Lahuta është futur zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale për mbrojtje urgjente të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), edhe në emër të Shqipërisë.

Sipas përshkrimit të UNESCO-s, lahuta është një instrument druri me një tel, me trup të mbuluar me lëkurë dhe qafë të gdhendur, i punuar zakonisht nga druri i panjës ose arrës. Dikur teli përgatitej nga bishti i kalit, ndërsa sot shpesh përdoret najloni. Instrumenti luhet kryesisht në veriun dhe verilindjen e Shqipërisë, zakonisht gjatë tubimeve familjare, festave dhe ngjarjeve të rëndësishme komunitare.

 

“Lahutari këndon duke shoqëruar veten me instrument, duke rrëfyer legjenda, ngjarje historike apo përvoja personale. Edhe pse tradicionalisht përdorej nga burrat, sot lahutën po e interpretojnë gjithnjë e më shumë edhe gratë”, thuhet në përshkrimin e UNESCO-s.

 

Njoftimin e dha edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një videoje në Facebook.

https://www.facebook.com/reel/1302320351911169

Në vitin 2018, regjistrimi nga UNESCO i “këndimit me gusle” si pasuri botërore, me kërkesë të Serbisë, shkaktoi debat në Shqipëri e Kosovë, pasi gusle është emërtimi sllav i instrumentit që shqiptarët e njohin si lahutë.

Vegla është e përhapur në gjithë zonën e Alpeve Dinarike – nga Sllovenia deri në Shqipëri – si dhe në Rumani, Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Bosnje e Mal të Zi. Rapsodët serbë dhe malazezë quhen “guslarë”, ndërsa në Kroaci lahuta përdorej nga hajdukët. Instrumente të ngjashme gjenden edhe në Rusi, Çeki, si dhe në disa kultura arabe. Në Rumani, vegla quhet “lauta”, një emërtim i afërt me atë shqip.

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago