<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA.
HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT

Besa, para së gjithash, ka të bëjë me gjakmarrjen, ndërsa më vonë ka fituar një rëndësi më të gjerë në jetën shoqërore dhe individuale të pjesëtarëve të fisit. Sipas Kanunit vrasësi (dorasi) ka të drejtë që, me anë të miqve të tij, të kërkojë besën nga familja e të vrarit, dmth. të kërkojë leje që për një kohë të caktuar të mund të dalë lirisht, pa frikë se do të zbatohet gjakmarrja ndaj tij ose ndaj pjesëtarëve të familjes së tij. Kjo në Kanun përcaktohet në këtë mënyrë:

«Besa asht një vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep dorasit e shpijarve të tij, tuj mos i ndjekë për gjak përkohësisht e mje në vade të caktueme. Me çue gjind për besë asht kanu; me dhanë besë asht detyrë e burrni. Shpija e të vramit, po i dha besë dorërasit, ky edhe pse e vrau, do të shkojë në mort e në gjamë me e përcjellë të vramin deri në vorrim e me ndejë për drekë. — Kjo besë ngjatë 24 orë».

Sipas Kanunit, fisi e dënonte me vdekje atë që e thyente këtë besë. Një masë e tillë drastike ka qenë plotësisht e arsyeshme në kushte shoqërore të caktuara. Në zakonin e vrazhdë të gjakmarrjes besa ka qenë një shkëndijë e ngrohtë që depërton nëpër retë e zeza të tërbimit, të urrejtjes dhe qetëson epshet e ndezura në zemrat e plagosura, duke hapur rrugën e pajtimit të plotë. Besa paraqet humanizimin e marrëdhënieve shoqërore në një mjedis të vrazhdë gjeografik dhe në kushte të veçanta shoqërore. Rëndësia e saj është aq e madhe saqë në popull është krijuar një kult i vërtetë ndaj besës, siç shihet edhe nga ky shembull i mbajtjes së besës, që njihet kudo ndër shqiptarët.

Një fshatar në një ngatërresë vret një fshatar tjetër të cilin as që e njihte, dhe fillon të ikë para ndjekësve që i vihen mbrapa. Kur mbërrin në fshat, hyn në një oborr dhe e lut plakën që gjendej aty që ta fshehë nga hajka që i vinte mbrapa, sepse ka vrarë një njeri. Ai kërkon nga plaka besën që të mos e tregojë, të cilën kjo ia jep. Ndërkohë ia behin ndjekësit të cilët e pyesin plakën a mos ka parë një njeri duke ikur në këtë drejtim. Ata i tregojnë se ai njeri para pak minutash ka vrarë birin e saj në një ngatërresë. Plaka shtrëngoi zemrën e nuk tregoi dhe këta vazhduan ndjekjen më tej. Kur ra terri ajo fshehtas e nxori vrasësin nga vendi ku e kishte fshehur dhe, duke e mallkuar, i thotë se ka vrarë djalin e saj, por megjithatë e le të ikë nga ta çojnë këmbët. Kështu plaka nuk e shkeli besën që kishte dhënë.

Në qoftë se e ndjekin ndokënd për ta vrarë e ky është vetëm, ai mund të vihet nën mbrojtjen e ndonjë njeriu të njohur në atë zonë, duke thirrur me zë: «Mos më ngani se jam në besën e N.N.!» Në qoftë se megjithëkëtë e vrasin, dorasi i ka borxh gjakun atij, besën e të cilit e kërkoi i vrari, edhe pse ky nuk ka qenë i pranishëm e as që ka folur më parë me të vrarin.

FB: Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Gjurme e gjurmime
Autori: Mark Krasniqi
Botuesi: Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1982

admin admin

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago