<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSISOCIALE

A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se: Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella

A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se:

“Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella, sepse ato sipërfaqësoret dhe, më së shumti, të përqendruara te paraqitja, sjellin më pak probleme dhe janë më lehtësisht të kontrollueshme.
Ndërsa një grua e thellë kërkon dialogje ndërtuese dhe ballafaqime, do dhe krijon intimitet, ka vetëdije për veten dhe i njeh kufijtë e saj dhe forcat e saj. Një grua e thellë urren sipërfaqësinë, vulgaritetin. Ajo nuk dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve, nuk kënaqet me pak, por kërkon; e di që vlera e saj nuk qëndron në pamje, por në qëndrueshmërinë e zemrës.

Gratë e thella janë si uragane. Nuk ndalen para asgjëje. Qeshin dhe qajnë pa u turpëruar dhe, nëse kanë dëshirë, ulen në tokë ose ecin zbathur si të ishte gjëja më normale në botë. Nuk i frikësohen sfidave për të gjetur atë që kanë në zemër, as dhimbjes së ndjekjes së idealeve të tyre. Nuk kërkojnë në çift një udhëheqës për ta ndjekur, as një fëmijë për ta shpëtuar. Por një shoqërues me të cilin të ecin krah për krah.

Gratë, të gjitha gratë, duhet të kujtojnë gjithmonë se kush janë dhe çfarë janë të afta të bëjnë. Nuk duhet të tremben të tregohen inteligjente, të mbeten pezull mbi yje natën, të mbështetura te ballkoni i qiellit! Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim, një sfidë që nuk të lodh kurrë.”

Përgatiti: Albert Vataj

admin admin

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

15 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

15 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

16 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago