<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

22 tetor 1494, pra 531 vjet më parë, u regjistrua emërimi i Marin Beçikemi-Shkodranit, Rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!

Jahja Drancolli

Sipas kalendarit historik, më 22 tetor 1494, pra 531 vjet më parë, u regjistrua emërimi i Marin Beçikemi-Shkodranit (Marinus Becichi di Scutaro), Rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!

Marin Beçikemi lindi në Shkodër në vitin 1468. Që në moshën 10-vjeçare, kur Shkodra ra nën osmanët dhe kur prindërit e tij u kapën nga pushtuesi, ai me të afërmit e tij u shpërngul në Bresha (Brixia, Brescia), kjo qendër e njohur e Humanizmit dhe e Rilindjes, që në atë kohë ishte pjesë e Republikës së Venedikut. Pas përfundimit të studimeve në Bresha, më 1492 Senati i Republikës së Raguzës, duke njohur aftësitë dhe njohuritë e tij të rralla në gjuhët, letërsitë dhe retorikën klasike, e ftoi të bëhej profesor, dhe më 22 tetor 1494 e zgjodhi Rektor të shkollave të Raguzës. Këtu Beçikemi (sipas dokumentit Marinum Becichi de Scutaro pro Rectore et magistro scholarum) bëri emër si pedagog erudit dhe mendimtar humanist në vitet 1492-1496; 1504-1505, dhe në vitet 1508-1510. Gjatë qëndrimit në këtë qytet, dhe pikërisht në vitin 1495, ai ia kushtoi veprën e parë të njohur Princit dhe Senatit të Raguzës, me titull: “Castigationes et observations in Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum”!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut!

admin admin

Recent Posts

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

39 seconds ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

23 minutes ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

50 minutes ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

1 hour ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

2 hours ago

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

7 hours ago