<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një studimi të ri

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Bioresource Technology ka treguar se kimçi, një ushqim tradicional korean i përgatitur nga perime të fermentuara (më shpesh lakër), ka potencial të ndihmojë në eliminimin e grimcave shumë të vogla plastike të njohura si nanoplastikë.

Kimçi është një ushqim i fermentuar, i pasur me baktere të dobishme për zorrët, i cili përgatitet zakonisht nga lakra, rrepat dhe erëza të ndryshme. Ai njihet për përfitimet e tij për tretjen dhe për forcimin e sistemit imunitar, falë përmbajtjes së lartë të probiotikëve.

Nanoplastika është një formë e mikroplastikës që krijohet nga shpërbërja e produkteve të konsumit. Këto grimca janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në qeliza, në inde dhe madje të kalojnë edhe barrierën gjak tru. Sipas Agjencisë Amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA), ato hyjnë në ushqim kryesisht për shkak të ndotjes së mjedisit ku prodhohet dhe rritet ushqimi, transmeton Telegrafi.

Si ndihmon kimçi?

Studimi ka treguar se bakteret e acidit laktik që gjenden në kimçi lidhen me grimcat e nanoplastikës brenda zorrëve. Kjo bën të mundur që këto grimca të dëmshme të grumbullohen dhe të largohen nga trupi përmes sistemit tretës.

Testimet e kryera te minjtë e kanë konfirmuar këtë efekt. Te minjtë e të dy gjinive, të cilëve u është dhënë lloji i bakterit Leuconostoc mesenteroides, i izoluar nga kimçi, është vërejtur më shumë se dyfishim i sasisë së nanoplastikës në feçe, çka tregon për një eliminim më efikas të tyre përmes traktit tretës.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë marrë në kushte laboratorike dhe nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar nëse i njëjti efekt ndodh edhe te njerëzit.

Potencial edhe në perime të tjera

Kimçi nuk është i vetmi ushqim me këtë potencial. Revista Food & Wine, duke iu referuar studiuesve nga Universiteti Tarleton State, ka raportuar se bamja dhe fenugreku mund të kenë efekte të ngjashme.

Ekipi shkencor ka zbuluar se bamja dhe fenugreku, kur shtohen në ujë të ndotur, krijojnë një substancë që lidh grimcat e mikroplastikës në grumbuj. Këta grumbuj më pas ndahen nga lëngu dhe bien në fund, duke ndihmuar në pastrimin e ujit. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

18 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

21 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

22 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

22 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

22 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

23 hours ago