Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur Fotoja e Vitit nga World Press Photo për vitin 2025. Fotografia është realizuar nga fotoreporterja palestineze Samar Abu Elouf për The New York Times, dhe paraqet nëntëvjeçarin Mahmoud Ajjour, i cili humbi të dy krahët nga një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës në mars 2024.
Abu Elouf, e cila u evakuua nga Gaza në fund të vitit 2023, jeton në të njëjtin kompleks banimi me Mahmoudin në Doha të Katarit. Ajo ka dokumentuar jetët e disa banorëve të plagosur në Gaza, të cilët kanë arritur të marrin trajtim jashtë vendit.
“Është një fotografi e qetë që flet me zë të lartë”, tha drejtoresha ekzekutive e World Press Photo, Joumana El Zein Khoury. “Tregon historinë e një fëmije, por edhe një lufte më të madhe që do të ketë ndikim për breza me radhë”.
Dy fotografi të tjera u shpallën finaliste si pjesë e garës. “Kalimi i Natës” nga John Moore për Getty Images, paraqet realitetin e ndërlikuar të migracionit në kufirin SHBA-Meksikë.
“Thatësira në Amazonë” nga Musuk Nolte për Panos Pictures dhe Fondacionin Bertha, tregon një djalë që ecën dy kilometra në një shtrat të tharë lumi për të çuar ushqim te nëna e tij. Zona e dikurshme ujore, tani është kthyer në një tokë të shkretuar, duke treguar krizën e rëndë të ujit që po përballon rajoni më i madh pyjor në botë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…