Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit të telefonave në aeroporte dhe të mbajnë me vete ‘powerbank’, për të mbrojtur pajisjet e tyre nga rreziqet e mundshme të sigurisë.
Kjo është e rëndësishme pasi telefonat celularë janë të lidhur ngushtësisht me jetën tonë dhe shpesh përmbajnë informacione të ndjeshme, si bileta fluturimi dhe të dhëna personale.
Pavarësisht se këto stacione të karikimit të telefonave janë të lehta për t’u përdorur, ato mund të përbëjnë rreziqe serioze.
Në vitin 2023, FBI-ja paralajmëroi kundër përdorimit të stacioneve të ngarkimit publik, përfshirë ato në aeroporte, hotele dhe qendra tregtare.
Sipas FBI-së, këto stacione mund të manipulohet për të instaluar softuerë të dëmshëm në telefonat e përdoruesve, të cilët mund të vjedhin informacion të ndjeshëm si fjalëkalime dhe të dhëna bankare.
Një metodë e njohur si “juice jacking” mund të përdoret për të vjedhur të dhënat tuaja.
Kjo ndodh kur një portë USB është ‘korruptuar’ dhe përdoret për të instaluar malware në telefonin tuaj, duke marrë kontroll mbi të dhënat tuaja dhe duke i dërguar ato tek hakerat.
Kjo mund të shkaktojë edhe bllokimin e pajisjes tuaj. Edhe nëse stacioni i ngarkimit nuk është manipuluar, ka rrezik që të dhënat tuaja të bëhen të ekspozuara gjatë procesit të karikimit.
Shumë herë, telefonat ofrojnë mundësinë për të zgjedhur mes opsionit “Vetëm për karikim” dhe “Për transferim të skedarëve”, por kjo mund të kalojë përtej me disa stacione karikimi.
Kjo mund të lejojë që të dhënat tuaja të shkarkohen ose të vjedhen, duke e rrezikuar identitetin tuaj.
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…
Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…
Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…