Një teori e re e arkeologëve po trondit botën. Një grup studiuesish nga Italia dhe Skocia pretendojnë se kanë zbuluar një qytet të madh nëntokësor, i cili shtrihet poshtë Piramidave të Gizës dhe mendohet se mund të jetë më i madh se sa vetë sipërfaqja e piramidave.
Sipas informacioneve të mediave të huaja, mendohet që “zbulimi” të jetë bërë në sajë të pajisjeve teknologjike të sofistikuara.
Një deklaratë për shtyp i përshkroi gjetjet si ‘novatore’ dhe nëse janë të vërteta mund të rishkruajnë historinë e Egjiptit të lashtë. Teknika e re e radarit, e cila është përdorur për studimin, funksionon duke kombinuar të dhënat e radarit satelitor me dridhjet e vogla nga lëvizjet sizmike që ndodhin në mënyrë natyrale, për të ndërtuar imazhe 3D të asaj që shtrihet nën sipërfaqen e tokës, pa bërë asnjë gërmim fizik.
Megjithatë, disa ekspertë të pavarur kanë ngritur shqetësime serioze në lidhje me studimin. Një ekspert i radarëve në Universitetin e Denverit, i cili fokusohet tek zbulimet arkeologjike tha për “Daily Mail” se teknologjia nuk mund të depërtojë aq thellë në tokë, duke e bërë idenë e një qyteti nëntokësor ‘një ekzagjerim të madh’.
Ai shprehet se është e imagjinueshme se ka struktura të vogla, të tilla si boshte dhe dhoma, poshtë piramidave që ekzistonin përpara se të ndërtoheshin, sepse vendi ishte ‘i veçantë për njerëzit e lashtë’. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse zbulimet janë të vërteta do të ishin gërmimet.
Ndërkohë mediat e huaja bëjnë të ditur se kërkimet e grupit të arkeologëve do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2025, duke hedhur dritë mbi atë që “fshihet” poshtë Piramidave të Gizës.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…