<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Enver Hoxha punonte katër orë në ditë, pushonte dy herë në vit nga tre muaj

Nga: Kastriot Dervishi

Në vitin 1958, Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo, çfarë pune bënte Enver Hoxha? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kishin.

Në vendimin e nënshkruar nga Sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së, Hysni Kapo, që hedh dritë punën dhe pushimin që duhet të bënte Enver Hoxha, thuhet

“Byroja Politiko e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 10.V.1958, mbase dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu me qëllim që të ruhet shëndeti i Sekretarit të parë të Komitetit Qendror, shokut Enver Hoxha,

Vendosi:

1. – Shoku Enver Hoxha te marri pushim për t’u çlodhur, dy herë në vit, për një periudhë jo më të shkurtë se tre muaj.

2. – Koha e punës së përditshme të mos jetë mbi 4 orë, duke filluar rregullisht në orën 9 para dite e deri në orën 13.

3.- Te tregohet më tepër kujdes nga Sekretaret e tjerë të KQ për ta lehtësuar sa më shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ materialet e ndryshme për të t’i pregatiten te shkurtëra, te qarta dhe te pastra”. /Telegrafi/

 

 

admin admin

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

20 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

21 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

21 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

22 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

1 day ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

1 day ago