<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Dita e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg)

Sazan Guri

PSE U ZGJODH DITA E VERËS

Le të kthehemi te dita e verës. Në Ditën e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg), shqiptarët e riteve të ndryshme fetare shkonin herët në mëngjes në majat e larta të maleve të tyre për të përshëndetur lindjen e Diellit, i cili në antikitetin e largët adhurohej nga ilirët e pellazgët si Perëndia e tyre e lashtë. Po ashtu, dita e Shën Gjergjit (23 prill) kremtohej me panaire blegtorale nga shqiptarët e të gjitha riteve bashkarisht, jo si adhurim për Shën Gjergjin, por si kult që shënonte fillimin e “vitit veror” më saktë shtegëtimin e bagëtive në kullotat malore. Edhe Shën Mitri (23 tetor) kremtohej, jo si adhurim fetar për Shën Dhimitrin, por si kult për fillimin e “vitit dimëror”, më saktë shtegtimin ose kthimin e tufave nga kullotat verore në ato dimërore (në veri). I vetmi popull që e kremton me të njëjtin emër si at’herë, pra, stina me emër – vera, është thirrur para se romakët të thërisnin stinën e pranverës “prima vera”, sepse fjala “prima” vjen prap nga “prin” e shqipes dhe vera, tipikisht nga fjala verë për stinë të shqipes, sepse ata i thonë “estate” kësaj stine. Kështu që dita e verës është dita më e lashtë e motmotit shqiptar.

Kjo festë e cilësuar më 14 mars, si ditë e tillë fillon me ditën e parë të Marsit dhe mbaron deri në ditën e solcitit pranveror më 22 mars. 1 Marsi simbolizon ditën e parë të vitit sipas llogaritjeve astronomike të pellazgëve apo njerëzve para hënor ose pasatlantik, siç i quante Naimi. Shikoni se sa me kuptim është zgjedhur ky muaj dhe kjo ditë si kryedita e vitit. Pikërisht, në këtë muaj e këto ditë para 14 marsit:

• Fillon zgjimi i farërave të hedhura në shkurt,
• Fillon zgjimi nga përgjumja letargjike e kafshëve të dimrit,
• Fillon ndrrimi i gjakut të njerëzve nga një farë mpiksje e muajve të kallnurit apo dimnit (dimën-ditë të mënuara-ditë të mërzitura).
• Java e parë e marsit fillon me përgatitjet si psh., në mëngjezet e këtyre ditëve, njerëzit dhe kafshët e shtëpisë qëlloheshin e rriheshin me degë qershije apo me degë thane për të ripërtëritur trupin, pra që gjaku ta dalë nga gjendja e të qenurit pak sa viskoz që njeriut i duhet për të përballuar dimrin.
• Fëmijëve iu lidhen në krahë apo në dorë peri i Marsit apo verorja apo një tringjyrëshe për t’i mbrojtur nga sëmundjet e diellit, pra, për t’i kujtuar atyre (në rolin e doktorit natyrë) se tashmë e tutje kujdes diellin.
• Këto ditë trupi lahesh, duke nxjerrë yndyrnat dhe helmet e veta, ndaj dhe viheshin veroret, të cilat simbolizonin kësisoj pastërtinë dhe shëndetin.

Gatitja dhe festimet që bëheshin në prag të ditës së verës.

admin admin

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

15 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

15 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

4 days ago