<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Prizreni ruan monedhat ilire

Në mënyrë joqeveritare, në qytetin e Prizrenit, rrugës për në Kalanë e këtij qyteti duket një dyqan “katërqosheli”, nga jashtë ka një fasadë të bardhë ku përbrenda saj ruhet diçka që ndër vite nuk ka ekzistuar përreth shteteve ballkanike. Shoqata Numizmtike Shqiptare Demastion, sipas drejtuesit të saj Kujtim Gërmizaj, i takon fushës së kulturës, e ka për bazë mbrojtjen, studimin dhe prezantimin e materialit lëvizës – thesarit të monedhave dhe vlerave të tjera kulturore.

Gërmizaj thotë se Demastion, përveç se posedon monedhat e vjetra të kohërave të ndryshme, në të gjenden edhe gjësende zbukuruese, relikte të ndryshme si lloj artizanale, materiale që në shekuj kanë ruajtur shkëlqimin e vet si një vlerë e mirëfilltë kulturore, objekte të natyrave të ndryshme të enëve nga qeramika, bakri e argjendi, materiale etnografike si dhe veshmbathje të vjetra të punuara në formë manuale të artizanatit popullor.

Ndërsa në njërën prej mureve të kësaj shoqate, të “varura” rrinë disa piktura, që sipas Gërmizajt, ishin të piktorëve shqiptarë dhe të piktorëve botërorë, si dhe fotografi të vjetra me motive të qytetit të Prizrenit, piktura me motive të patriotëve të shquar shqiptarë e të tjera.

“Qëllimi i mbledhjes së monedhave dhe sendeve tjera antike ka karakter prezantues për begatinë kulturore të shqiptarëve të krijuar gjatë shekujve dhe epokave historike të kulturës dhe degëve të artit”, citon Zëri fjalët e Gërmizajt, i cili ka shtuar më tej se fokusimi i shoqatës që ai drejton ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve kulturore, ngritjen e kuadrove të reja, ngritjen e vetëdijes, ndikimin tek popullata dhe angazhimin më të madh të tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. “Veprimtaria themelore për mbrojtjen e begatisë së përgjithshme kulturore, me të cilat Kosova, Prizreni dhe regjioni është i pasur, në të vërtetë është brengë e përhershme jo vetëm e shoqatës, por e të gjithë neve”, ka shtuar ai.

Ruajtja e monedhave më të vjetra që gjenden në koleksionin e shoqatës janë monedha prej kohërave antike. Shoqata Numizmtike Shqiptare Demastion, ruan dy monedha me mbishkrimin Dardanici (Dardania) të shekullit II, ku në njërën faqe shihet koka e Perandorit Trajan, ndërsa në shpinë të monedhës gjendet mbishkrimi “Dardanici”. Disa variante monedhash të Mbretit Pirro, më shumë monedha të Perandorit Justinian, si dhe shumë monedha të vjetra ilire. Gërmizaj thotë se monedhat ilire “Drahma Ilire”, që u farkuan në qytetin e Durrësit-Dyrrachium, të ardhura nga mbreti Monun gjatë viteve 300-280 para erës sonë, që njëherësh ishte edhe i pari mbret ilir që preu monedhat prej argjendi.

“Përveç monedhave të vjetra ilire shoqata koleksionon edhe monedha të vjetra romake, monedha të vjetra greke, monedha të vjetra bizantine, monedha dhe kartëmonedha moderne të kohërave të ndryshme” ka shtuar më tej ai. Veprimtaria e kësaj shoqate ka karakter të gjerë shoqërorë të dobishëm për të gjithë shoqërinë, prandaj shoqata numizmatike, sipas udhëheqësit të saj, nuk mund të paramendohet pa bashkëpunim me institucionet tjera që i takojnë kësaj dege. “Në përgjithësi shoqata nëpërmjet eksponateve të vjetra antike, relikteve të kulturës materiale, monedha të vjetra Ilire prezanton historinë e lashtë të Kosovës, historinë e lashtë të qytetit të Prizrenit dhe të regjionit në tërësi. Ne bashkëpunojmë dhe kemi marrëdhënie me institucione që merren me hulumtime shkencore, bashkëpunojmë me numizmatë brenda dhe jashtë Kosovës, me persona individualë si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare”, thotë Gërmizaj.

Demastion është shoqatë e regjistruar që nga muaji prill i vitit 2000 dhe ka vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.

admin admin

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago