KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR CËRNAGOREN E RUSINË.
Ose KËNGA PËR PADREJTËSISHT E PATURPËSISHT TË ANASHKALUARIN ALI PASHË GUCIA, pjesëtar në Lidhjen e Prizrenit, hero kombëtar e trim në mbrojtje të Plavë e Gusisë, të Pejës, Rekës e Malsisë
.
Fitimtar mbi malazez, serbë e rusë në Betejën për Nokshiqind qindpërqind shqiptar.
Edhe pas betejës së përgjakshme, Nokshiqi mbeti qindpërqind shqiptar. Sllavët e Jugut e ndihmëtarët e tyre nga Rusia u mposhtën nga trima e trimëresha të Rugovës, të Pejës e të Gjakovës.
Trimin e bedenave të Pejës e vrau tradhtia. Më vonë Cërnagorja e Serbia e dogjën dhe e poqën Nokshiqin e Historisë. Aty as sot e kësaj dite nuk ka mbetë asnjë shqiptar, as shtëpi as kullë shqiptare.
Varri i Ali Pashë Gucisë gjendet brenda rrethit të Qarshi-Xhamisë në Pejë.
Kryeheroi i qytetit të lavdishëm, Pejës, ka mbi njëqind vjet që injorohet sa nga pushtetet okupatore të shekullit XX, gjë që është e kuptueshme, poaq edhe nga ky shekull yni i Lirisë e Pavarësisë, gjë është sa e pakuptueshme poaq edhe e turpshme.
Ky emër i madh i Historisë është personazh këngësh të shumta historike, të kënduara nga rapsodë zulmëmëdhenj si Dervish Shaqa, Salih e Feriz Krasniqi, Riza Bllaca, Bajrush Doda e shumë të tjerë. Këto këngë paraqesin një kompensim karshi injorimit të pushtetarëve injorantë në histori.
Rapsodi popullor, përmes tekstit e këndimit, e ka nxjerrë dhe e ka ruajtur lavdinë e të Madhit Hero, Ali Pashë Gucisë!
PS.
Këtu po e sjell të kënduar nga i madhi rapsod i Kosovës, Bajrush Doda, njërën nga shumë këngë që rapsodët tanë popullorë i kishin kushtuar të lavdishmit Ali Pashë Shabanaga së bashku me transkriptin që i bëra kësaj kënge rapsodike.
Ali Pasha koka çu në kambë,
po i mbledh hoxhtë e ylemanë:
Hajdni sod ta këndojmë nji ferman,
du me shku te Mbreti n’Stamboll,
du me e pvete Babën për Vatan,
a ta mbajmë Babë a ta Ishojmë…
Ali Pasha na u çu ne kambë,
në Stamboll te Mbreti po shkon,
në nji xhami po ma falë xhumanë.
O prej xhamie pasha kur o dalë,
po e gjon Pasha nje telall.
Ndal telallit i paska thanë!
Sa po lypë ty pare me tē dhanë?
Krejt Stambollit haber me mi dhanë:
Ali Pashën kush t’don me e pa…
Ai telalli koka çu në kambë,
krejt Stambollit haber i ka dhanë.
I madh e i vogël n’ulicë kokan dalë.
Ali Pashës po i rrijne n’selam.
E kjo raja po bojke seri,
qysh n’Shipni me pasë kësi njeri…
Bon konak te Sadriazemi.
Ali Pashës çka i tha Mbreti:
A m’ki pru ti Pashë far’ haberi?
Me t’kallxu Babē ty po t’vjen seri.
Mos nxafsh besë ty t’kallxon tefteri:
Tridhet krena i ka nxjerrë nji njeri!
N’lypsh me emen ai osht Jakup Feri.
Jakup Feri kur ka liftue,
katër krena i ka nxjerrë një grue!
S’ish kanë gru ajo ish kanë çikë…
Motra e Zhujës sokolicë,
katër vetë i ka pre sakicë.
Ali Pasha u çu n’kamë:
Izë, Bablok i ka thanë me m’dhanë!
Pe dvetë Babën për Vatan.
A ta mbajmë Babë a ta Ishojmë?
Çka i ka thanē Pashës Dovleti?
Mbanje besen ju ndërmet veti-
s’ka çka u bon kurrfarë mileti.
More Pashë Dovleti i ka thanë,
sa t’mi rrini ju Knjazit përballë,
t’çoj barut e buk’ të bardhē.
I tha Pasha more Dovlet,
çom barut sa t’du vet,
për Shtatë krajla hiç mos e ki dert.
Udha mbarë Pashës i ka thanë,
shumë bakshishin ai ja ka dhanë,
treqind lira edhe bukē të bardhë,
do nishana për bajraktarē.
Ali Pasha rrugën e ka marrë.
N’Selanik kur koka ardhë
Vesel Pasha para i ka dalë:
A muj erdhe Pashës i ka thanë,
a t’tha Mbreti për mu’ ndoj fjalë?
Qysh s’em tha mor’ faqezi,
a s’po e sheh te mjeren Shipni?
Katër krajla asaj ia kan’ msy,
po dojne t’gjallë t’shkreten me e perbi,
e s’osht mbet more sa nji kuti.
Sa ‘i kuti e sa nji bashqe!
Po kjan Pasha me lot nëpër faqe…
Temperaturat e larta të verës bëjnë që shumë qytetarë të mbajnë gjithmonë me vete…
Qershitë janë ndër frutat më të dashura të stinës së verës. Ato janë të ëmbla,…
Shumë kopshtarë mund të mos e dinë se ekziston një kohë ideale për ujitjen…
H. pylori ose Helikobakteri pylori është një baktere e cila shkakton infeksion në stomak.…
Dy super ndeshje pritet të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të…
Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet me mot…