<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse e premtja e 13-të konsiderohet si “e mallkuar”?

E “premtja e mallkuar” është një bestytni perëndimore, burimi i së cilës është i diskutueshëm. Disa e lidhin me faktin që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa të tjerë me të premten e 13 tetorit 1307, kur Mbreti Filipi IV arrestoi dhe më pas ekzekutoi qindra kalorës Templarë, që kishin marrë pjesë më parë në kryqëzatat për rimarrjen e Jeruzalemit.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premtja e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Këto janë disa të dhëna të tjera që duhet të dini për të premten e 13-të:

Në vitet e ardhshme

E premte 13, veç ditës së sotme do të ketë edhe një tjetër në korrik për këtë vit dhe deri në 2020, dy data 13 në vit do të rastistin gjithashtu e premte. Që të regjistrohen tre të premte të mallkuara brenda vitit, ashtu siç ndodhi në 2013-n, duhet të pritet 2026-ta.

Fobi e vërtetë

”Friggatriskaidekaphobia” është emri shkencor i fobisë së kësaj date. Ekzistojnë edhe dy fobi të tjera, ajo nga numri 13 e quajtur “triskaidekaphobia” dhe ajo nga e premtja, e quajtur “skeviphobia”.

Kati i 13-të

Ndërsa heqja e radhës së 13-të nga linjat ajrore ndodh prej shumë vitesh tashmë, së fundmi edhe shumë qiellgërvishtës e kalojnë këtë kat, duke shkuar nga 12-ta, menjëherë tek 14-ta. Gjithashtu, tek ashensorët numri 13-të konsiderohet përgjithësisht i zhdukur.

Bestytni apo e vërtetë?

72% e njerëzve të anketuar nga “The Mirror”, pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune, apo çështje të tjera personale.

E “premtja e mallkuar” i kushton ekonomisë

E “premtja e mallkuar” i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas një studimi të realizuar nga një instutut amerikan, kjo datë shkakton qindra milionë dollarë dëme në ekonomi.

Presidentët i trembën 13-tës

Sipas “Huffington Post”, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

Nuk ka vit pa një të “premte të mallkuar”

Për ata që besojnë tek ky supersticion, ka një lajm të keq. Nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë të paktën një të premte me datën 13. Shpesh ndodh të jenë dy ditë të tilla, ndërsa në raste të rralla, mund të jenë deri në tre.

admin admin

Recent Posts

Ibuprofeni gjatë vapës: pesë grupe që duhet të tregojnë kujdes të shtuar para përdorimit

    Farmacistët po u bëjnë thirrje disa kategorive të njerëzve që të tregojnë më…

15 hours ago

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16…

15 hours ago

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

6 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago