Provat tregojnë se ne kalojmë 18 vjet të jetës sonë të rritur para një ekrani. Dhe kjo nuk na bën asnjë të mirë në sytë tanë.
Ndaj, ruani sytë. Sepse përderisa ju duhet të rrini para ekraneve për një kohë të gjatë, duhet dhe të ruheni nga dëmet.
Kjo mënyrë është efikase. Pasi keni kaluar 20 minuta para një ekrani, përqendrohuni në diçka 20 metra larg për 20 sekonda.
Nëse e bëni këtë çdo 20 minuta, ju jeni duke ndjekur atë që mjekët e syrit e quajnë rregullin 20-20-20.
Por pse duhet bërë kjo?
Specialistët e oftalmologjisë shpjegojnë se kur jemi para një ekrani, ndalim ose harrojmë të pulsojmë dhe sytë na thahen.
“Kjo ndikon tek ne çdo dekadë të jetës sonë ndërsa plakemi, sepse sasia e lotëve që prodhojmë zvogëlohet,” vëren Raj Maturi, një zëdhënës i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë dhe okulist në Institutin e Syve Midwest në Indianapolis, SHBA, citon noa.al.
20-20-20 i largon njerëzit nga pajisjet e tyre për një kohë edhe pse të shkurtër dhe e ridrejton vëmendjen e tyre në diçka tjetër, duke relaksuar muskujt e syrit dhe duke inkurajuar… “pulsimin” e dobishëm. /noa.al
Foto: Franco Antonio Giovanella/ Unsplash
Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit nuk mund të kuptohet vetëm përmes krijimit…
Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga:…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja…
Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje gulçimit kur ngjiten shkallëve, duke e konsideruar…
Mjekja endokrinologe Bariola Duro, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të…