<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Vitaminat më të mira për gratë

Pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, shumë gra vuajnë nga mungesa e të paktën një ushqyesi të rëndësishëm.

Sipas ekspertëve, çdo grua ka nevojë për 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale. Këtu përfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk do të ekzistonin suplementët, 75 për qind e grave do të vuanin nga mungesa e një ose më shumë ushqyesve, transmeton Ekonomia Online.

Cilat janë vitaminat më të mira për gratë

Mungesa e vitaminave dobëson aftësinë e një gruaje për t’i mbijetuar lindjes së fëmijës, për të kapërcyer infeksionet, e për t’u rimëkëmbur nga sëmundjet.

Për shembull, mungesa e vitaminës K, D dhe kalciumit e bën një grua më të predispozuar të vuajë nga osteoporoza.

Mungesa e vitaminave A dhe C dobëson shikimin tek gratë.

Pavarësisht moshës, këto janë vitaminat më të mira që çdo grua duhet të marrë patjetër.

Vitaminat C, A dhe E

Këto vitamina futen në grupin e antioksidantëve. Ato luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen dhe nxisin sëmundje që prekin zemrën, sytë, lëkurën dhe trurin.

Vitamina D3

Kjo vitaminë merret nga ushqime si vezët, produktet e bulmetit dhe disa kërpudha.

Pjesa më e madhe e vitaminës D merret falë ekspozimit në diell.

Vitamina D3 është thelbësore për shëndetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonalë.

Vitamina K

Kjo vitaminë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës por edhe për shëndetin e kockave.

Gratë që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë kanë nivele të ulëta të vitaminës K.Ka dy lloje vitaminash K: K1 që merret nga perimet dhe K2 që merret nga produktet e bulmetit.

Vitaminat B

Vitaminat B përfshirë folatin janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e një gruaje.

Ato parandalojnë lodhjen dhe përmirësojnë funksionet e trurit. Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezët, peshku, mishi, qumështi dhe kosi. Ushqimet e pasura me folat janë spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet.

Hekuri

Nevoja për hekur te një grua është më e madhe në ditët e ciklit.

Gratë që kanë mungesa të hekurit dhe vitaminës B12 vuajnë nga imuniteti i dobët, lodhja, infeksionet fatale dhe gjakderdhja e tepërt.

Jodi

Gratë e moshës 20 deri në 39 vjeç kanë nivelet më të ulëta të jodit në krahasim me grupmoshat e tjera.Jodi është i domosdoshëm për shëndetin e tiroides dhe atë mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit.

Magnezi

Magnezi është përgjegjës për 300 funksione biokimike në organizëm.

Mungesa e tij shkakton probleme me tretjen, stres kronik, pagjumësi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion. Ushqimet e pasura me magnez janë barishtet, fasulet, arrat dhe farat.

Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 janë të rëndësishme për trurin, zemrën dhe sistemin imunitar.

Përveç suplementëve, këto acide mund t’i merrni nëpërmjet konsumit të salmonit, skumbrisë, sardeleve dhe peshkut ton.

Kalciumi

Kalciumi është i nevojshëm për kockat. Kur kombinohet me vitaminën D dhe magnezi ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, diabetit dhe kancerit.

Kalciumi merret nga qumështi, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

4 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

7 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

1 week ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

1 week ago