Kosova e sotme ç’prej antikiteti ka zotëruar më kushte të veçanta për zhvillimin e argjendarisë ose të filigraneve sidomos duke patur parasysh traditën e fuqishme të prodhimit të bizhuterive bazuar në minierat e pasura të Trepçës, Janjevës dhe të Novobërdës, si dhe për shkak të faktit historik se këtu ndodhen argjendaritë dhe tregtarët nga gjithë Europa Juglindore. Së ketejmi, në Kosovë, gjatë periudhës mesjetare ndeshim qendra të njohura të argjendarisë, siç ishte qyteti i Prizrenit, i Pejës dhe më vonë i Gjakovës, në të cilat zeja në fjalë ka mbetur deri më sot, pikërisht për shkak të transferimit të teknikave të argjendarisë së moçme nga brezi në brez. Përkundër faktit se deri më sot nuk janë identifikuar veprat e mjeshtërve mesjetarë, ekziston një fakt që një pjesë e qytetit të Prizrenit në shek. XVI quhet Mëhalla e Kujunxhinjëve, ku janë punuar vathët, paftat dhe unazat sidomos nga shek. XI për t’u zhvilluar fuqishëm gjatë shekujve XV-XVII. Argjendarët e Prizrenit, të cilët ishin kryesisht shqiptarë të ritit romano-katolik, shquheshin si shumë të ditur për teknikat e shtrenjta të filigranit dhe granulimit, të cilat më së shumti përdoren për mallrat e konsumit, dhe si të tilla eksportoheshin në vende, si në Kotorr, Raguzë, Zarë, Venedik, Hungari, dhe madje në Tunizi dhe Algjeri.
Burimi: Pafte e shek. XVI, Muzeu i Filigranit në Prizren, kryesuar nga Jeton Jagxhiu!
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…