<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Njihuni me vendin më të frikshëm të globit

Në vitin 2019, 57 shkencëtarë bashkë me ekuipazhin e tyre nisën një udhëtim 54-ditor në skajet më të largëta të Antarktidës. Misioni i tyre mbante emrin “Thwaites Glacier”, i cili në fakt është një bllok akulli me të njëjtën sipërfaqe sa Britania e Madhe e që ka nisur të shpërbëhet shumë shpejt. Njihet ndryshe edhe si ‘akullnaja e fundit’. Por jo vetëm kaq, konsiderohet si vendi më i frikshëm i globit. Ky vend enigmatik, ndodhet në skajet e largëta të detit Amundsen.

Sipas studimeve të kryera, Thwaites Glacier po shkrihet 8 herë më shpejt se në vitet 1990. 80 miliardë ton akull rrisin me 4% çdo vit nivelin e ujit në oqeane. Nëse kjo masë kolosale akulli do shkrihej, do shkaktohej kaos qoftë me nivelin e ujit, ashtu dhe me temperaturat.

Megjithatë shkencëtari Mathiue Morlighem ka deklaruar së fundmi se Thwaites është “një fatkeqësi në lëvizje të ngadaltë”.

Shkrimtarja e njohur Elizabeth Rush ka po ashtu një version të sajin për këtë destinacion. Ajo ka qenë pjesë e udhëtimit të famshëm në 2019-ën, të cilin e dokumentoi përmes librit të saj “The Quickening”.

E kujton si një vend të largët, të ftohtë e të pavizituar kurrë më parë.

“Më ndryshoi perceptimin tim për botën dhe disa nga ekosistemet më të brishta që ekzistojnë”, shprehet ajo. Ajo thekson po ashtu se nuk do ta sugjeronte Antarktidën si destinacion turistik.

“Nuk mendoj se turizmi në këto vende të paprekura e të largëta duhet të kthehet në diçka normale. Por nga ana tjetër sa më shumë e shohim diçka, aq më shumë shtohet kureshtja e interesi. Personi i parë e pa Antarktidën 200 vjet më parë…Ky është një vend kaq i fuqishëm, nuk ka një të dytë të ngjashëm në planet. Çdo vend tjetër që shkoni ka histori për të treguar të para mijërave vjetëve. Thwaites Glacier nuk ka asgjë nga këto! Të shkakton një lloj habie e magjepsje, por duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet trajtuar si destinacion më vete”, tha shkrimtarja në një intervistë.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

2 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

2 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

2 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

3 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

3 days ago