<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e rasteve me kancer tek të rinjtë

Shkencëtarët që merren me rastet e sëmundjes së kancerit po mundohen të gjejnë shkakun që mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve me kancer tek të rinjtë.

Një studim i publikuar vitin e shkuar në “Jama Network Open” tregoi se rastet me lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë atë të zorrës së trashë e pankreasit janë gjithnjë e më të shpeshta tek të rinjtë, sidomos tek gratë. Onkologët janë alarmuar duke kërkuar të dinë se çfarë po e shkakton sëmundjen në moshë të hershme (në të 30-at), shkruan “New York Post”.

Disa doktorë dhe disa studime kanë sugjeruar se diagnostikimet e shpeshta me kancer po ndodhin për shkak të mungesës së fibrave në organizëm pasi njerëzit po konsumojnë më shumë ushqim të shumëprocesuar.

Studimet kanë propozuar se konsumimi i më shumë fibrave mund ta ulë rrezikun nga shumë lloje të kancerit, përfshirë atë ezofagal, të zorrëve e të zorrës së trashë.

Specialistja britanike kundër kancerit, Karol Sikora, i ka thënë “DailyMailit” se ushqimet e shumëprocesuara dhe kimikalet nga plastika mund të jenë indikatorë të mëdhenj “por nuk mund të ndalemi vetëm këtu”.

Ajo ka thënë se arsyeja e vërtetë ka të bëjë me shumë faktorë. Problemi nuk qëndron vetëm tek mbipesha. Ajo ka hedhur dyshime se edhe mikroorganizmat që jetojnë në zorrë mund të jenë shkaktarë.

“Edhe mikroorganizmat do të mund të kenë një pjesë të fajit sepse një mikrobiom i shëndetshëm është parandalues mjaft i mirë i kancerit të zorrëve e zorrës së trashë”, ka thënë Sikora duke shtuar se tek mikrobiomi ndikojnë disa faktorë, mënyra e të ngrënit, alkooli e mënyra se si gatuhet ushqimi.

Onkologu nga Londra, Hendrick Tobias Arkenau ka thënë se pasojat më shqetësuese tek këto raste me kancer tek të rinjtë është se shumë prej tyre diagnostikohen në faza finale të sëmundjes.

“Kush mund të mendojë një 35-vjeçar apo 42-vjeçar ka kancer nëse ka dhimbje barku, humbje peshe apo pak gjak në feces”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se e mbështet teorinë për mikrobiomin.

Ai ka përmendur se në mikrobiom mund të ndikojnë edhe të tjerë faktorë, si për shembull përdorimi i antibiotikëve gjatë fëmijërisë, ndryshimet në ushqyerje, marrja e vitaminave e gjidhënia.

“Nuk qëndron problemi tek një gjë e vetme, mendoj se ka shumë faktorë dhe një prej tyre mund të jete edhe mungesa e vitaminës D”, ka thënë Arkenau.

Gati 35 për qind e të rriturve kanë mungesë të vitaminës D. Disa studime sugjeruan se ka lidhshmëri në mes të nivelit të kësaj vitaminë dhe rrezikut nga disa kancere.

“Pasi janë rritur rastet kaq shumë tek të rinjtë, kur vjen dikush e ankohet për dhimbje barku, që ka pasur pak gjak në feces e që thotë se ka humbur peshë, nuk ka të bëjë vetëm me sindromën e irritimit të zorrëve e t’i themi ‘eja pas tre muajsh’, por duhet ta marrim në konsideratë menjëherë”, ka thënë Arkenau.

Sipas shoqatës “American Cancer”, 20 për qind e rasteve të reja me kancer të zorrës së trashë në vitin 2019, ishin tek njerëzit më të rinj se 50 vjeç.

admin admin

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

19 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

19 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

21 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

23 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

24 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

24 hours ago