Nëse po planifikoni një palë pushime dhe mendoni se një udhëtim jashtë vendit është një ide e mirë atëher lexoni këtë artikull. Ju shikoni destinacionet, shikoni çmimet e biletave dhe mendoni se mund të shkoni kudo. Por, këtu, do t’ju tregojmë vendet që duhet të shmangni.
Vrasje, trafik droge, rrëmbim, trafik njerëzor jo të gjitha qytetet janë për të gjithë. Më poshtë do të shihni 3 destinacionet turistike më të rrezikshme në botë.
Ciudad Juarez, Meksikë
Miliona turistë vizitojnë Meksikën çdo vit, por kjo zonë e veçantë duhet të shmanget me çdo kusht. Është “kryeqyteti i krimit” i vendit, pasi korrupsioni policor merret si i mirëqenë, oficerët merren me drogë ose bashkëpunojnë me kartele, gjë që ndodh pa u ndëshkuar.
Karakas, Venezuelë
Këtu kemi ndoshta qytetin më të rrezikshëm në botë. Kryeqyteti i Venezuelës është ende një mekë dhune, me grabitje që ndodhin shpesh dhe çdo ditë. Gjithashtu, titujt shpesh flasin për humbjen e jetëve në beteja me armë dhe rrëmbime.
Guatemala City, Guatemala
Edhe pse Guatemala është gjithashtu në Karaibe dhe plot me destinacione turistike, kryeqyteti i saj njihet më shumë për dhunën, trafikun e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ajo ka shkallë jashtëzakonisht të lartë të vrasjeve, rrëmbime autobusësh dhe grabitje në rrugë.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…