<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Mjaftojnë vetëm 8 minuta zemërim për të rrezikuar një atak kardiak

 

 

Ata me zemër të dobët këshillohen të shmangin emocionet “e forta” dhe zemërimi konsiderohet një përvojë e rrezikshme për shëndetin kardiovaskular. Po, por çfarë e lidh zemërimin me rrezikun e një ataku në zemër apo goditje në tru? Nga të gjitha gjendjet shpirtërore negative, zemërimi në veçanti duket se ul funksionimin e enëve të gjakut dhe që kjo të ndodhë, ju vetëm duhet ta ndjeni atë për disa minuta. Kjo është ajo që del nga një studim i publikuar në “Journal of the American Heart Association”.

Një grup kardiologësh të udhëhequr nga Daichi Shimbo i Universitetit Columbia në Nju Jork u kërkuan 280 të rinjve vullnetarë të shëndetshëm të mbanin mend dhe të flisnin për përvojat e zemërimit, trishtimit dhe ankthit, ose thjesht të vazhdonin të numëronin për të njëjtën periudhë kohore.

 

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve për gjakun e tyre, presionin dhe aftësinë e enëve të tyre të gjakut për t’u zgjeruar, një karakteristikë që u mat me një procedurë standarde, në të cilën qarkullimi i gjakut në njërin krah pengohet për një moment dhe më pas lejohet përsëri. Zvogëlimi i aftësisë së enëve të gjakut për t’u zgjeruar konsiderohet një rrezik i shtuar për të pasur një atak në zemër.

Në pjesëmarrësit e pyetur për të kujtuar një përvojë të karakterizuar nga zemërimi, u mat një rënie në aftësinë e enëve të gjakut në krah për t’u zgjeruar për 40 minuta. Një episod që nuk është i rrezikshëm në vetvete, por që i përsëritur me kalimin e kohës, mund të rrezikojë shëndetin kardiovaskular.

“Episodet e përsëritura të një emocioni negativ mund të ndikojnë në fiziologjinë kardiovaskulare me kalimin e kohës, duke shtyrë enët e gjakut deri në pikën e shkaktimit të dëmtimit të pakthyeshëm, me rrezik të shtuar kardiovaskular”, thuhet në studim.

 

E njëjta rënie funksionaliteti nuk ndodhi tek ata që raportuan episode trishtimi ose ankthi, as në grupin e kontrollit, pavarësisht nga teknikat identike të matjes që përdoreshin. Studime të tjera në të kaluarën e kanë lidhur zemërimin me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër ose goditjeve në tru.

admin admin

Recent Posts

Kjo bimë ju ndihmon të kuroni sëmundjet reumatike

    Mështekna e bardhë është një pemë drunore tepër kurative, pasi asaj i përdoren…

17 hours ago

Shtatë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta parandaluar kancerin

    Shfaqja dhe zhvillimi I kancerit mund të ndikohet shumë nga mënyra e të…

17 hours ago

A e parandalojnë kikirikët diabetin?

    Kikirikët përveçse janë të shijshëm e shumë të popullarizuar kanë edhe shumë përfitime…

18 hours ago

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

    Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash liqeni i Tanganikës në Afrikë…

21 hours ago

Probleme me gjumin? Ja çfarë të bëni!

    Shumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Pagjumësia…

22 hours ago

Sa ar ka Kupa e Botës? Përgjigjja mund t’ju habisë, por edhe më interesante është vlera e saj

Kur kapiteni i skuadrës kampione ngre lart Kupën e Botës, shumica e tifozëve mendojnë se…

2 days ago