Dikur dasmat bëheshin më ndryshe dhe zgjasnin një javë. Moshat e treta kanë shumë nostalgji për atë kohë e për ato dasma, ku gjithçka bëhej në shtëpinë e dhëndrit dhe të nuses.
Daullet, zurlat e tupanet nuk pushonin tri-katër ditë.
Shemsi Sadiku e kujton shumë mirë atë kohë dhe ka edhe nostalgji.
“Dasma fillonte diku nga dita e enjte dhe përfundonte tek të martën apo mërkurën e javës tjetër. Ata që gëzoheshin më së shumti ishin fëmijët dhe dhëndri. Edhe nusja, po. Edhe familjet dhe farefisi, natyrisht.
Në atë kohë ushqimi përgatitej në shtëpi. Në fshatin Vërbicë, për të përgatitur ushqimin thirrej zakonisht Nuha i lagjes Nuhaj dhe Xhemajli i lagjes së Brahajve” thotë Sadiku.
Në këto dy foto shihen ata duke përgatitur ushqimin në kazanë, përkatësisht një person tjetër nga familja e dhëndrit duke e therrur qengjin.
Dasmë pa mish e pa daulle nuk bëhej, sado hollë nga idarja të ishte familja e dhëndrit.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…