<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A është e mundur që njeriu mund të mbijetojë duke u ushqyer gjithnjë me të njëjtin ushqim?

Përgjatë gjithë 2016-ës Andrew Taylor hëngri vetëm patate.

Përdori disa “marifete” në dieten e tij vetëm me patate: Ai hëngri të dy llojet e patateve: të bardhat dhe ato të ëmblat dhe ndonjëherë i përziu edhe me qumësht soje, salcë domatesh, kripë dhe erëza. Gjithashtu, përdori sublemente B12. Por, ai vazhdimisht hëngri vetëm patate: për mëngjes, drekë dhe darkë.

Andrew bëri katër teste gjaku përgjatë vitit dhe të gjitha rezultuan normal. Ai madje humbi peshë dhe u ndie majft energjik.

“Nëse ti je ndër njerëzit e përzgjedhur për të shkuar në Mars dhe të kërkohet të zgjedhësh vetëm një ushqim, atëherë zgjedh patate”, thotë Taylori. “Nuk jam duke tentuar të bëhem evangjelist patatesh, por më të vërtetë ishte përvojë që e shijova shumë.

Siç edhe e dimë, nuk është ide e qëlluar të zgjedhim vetëm një lloj ushqimi për të ngrënë. Që të mund të mbijetojmë, na duhen 20 aminoacide – prej të cilave 9 janë esenciale, që nënkupton që ne s’mund t’i sigurojmë ato vetvetiu, por duhet t’i sigurojmë nëpërmjet ushqimit – një bollëk vitaminash dhe mineralesh. (Dhe, ushqime me përmbajtje të mjaftueshme të sasisë së ujit, ashtu që qelizat tona të jenë të vazhdimisht të hidratuara dhe të mos ndalojnë së funksionuari). Gjatë historisë së ushqyerjes tonë, në kemi kombinuar ushqime të tilla si: oriz dhe fara, jogurt dhe arra madje edhe makarona me djathë.

Qëllimisht apo aksidentalisht, ne kemi arritur njëfarë balance, e cila nuk do mund të mbahej duke përdorur një ushqim të vetëm. Por, në kohë krize, janë një grumbull ushqimesh që sigurojnë mbijetësën……. të pakten për një kohë.

Dieta me patate

Patatja është një ide e mirë. Andrew Taylor nuk është njeriu i vetëm në histori që ka provuar diçka të tillë. Në fillim të 1800-tes rreth 1/3 e popullatës së Irlandës, shumicën e kalorive të tyre i siguronin nga patatet.

Teknikisht, patatja e bardhë tradicionle përmban të gjitha aminoacidet esenciale që nevojiten për të ndërtuar proteinat, riparuar qelizat dhe luftuar sëmundjet. Madje, të ngrënit e pesë prej tyre çdo ditë mund të sigurojë këto benifite.

Gjithsesi, nëse përzgjedh vetëm pataten, do të hasni në pamjaftueshmëri mineralesh dhe vitaminash. E në këtë rast, na hyjnë në ndihmë patatet e ëmbla. Megjithatë, edhe kombinimi i tyre, prapë kërkon një sasi shtesë të erëzave. Konsumimi i pesë patateve në ditë sjell benifitet e lartpërmendura, por të ngrënit i 34 patateve të ëmbla në ditë apo i 84 patateve të bardha do të shkaktojë pamjaftueshmëri (deficit) të kalciumit.

Gjithashtu duhen edhe 25 patate të bardha shtesë (për çdo ditë) për të siguruar sasinë e rekomandueshme të proteinave. Farat e sojas kanë më shumë proteina dhe kalcium por nuk kanë vitaminë E apo beta-karotinë.

Natyrisht, ka shumë disavantazhe shëndetësore konsumimi i tepruar patateve. Patatet e bardha kanë sasi të lartë të një lloji të karbohidrateve që shkakton rritje të sheqerit në gjak. Njerëzit që konsumojnë patate në sasi të tepërt kanë më shumë gjasë të fitojnë diabetin dhe të bëhen obesivë.

Andrew Taylor, ka humbur peshë, por më shumë gjasë kjo për shkak të heqjes dorë nga sheqeri – që realisht nuk ishte qëllimi i tij. Ai donte të trainonte veten për t’u ndier komfort dhe i kënaqur edhe nga perspektiva tjera të jetës. Por, edhe pse eksperimenti i tij tashmë ka mbaruar, ai ende është entuziast për patatet. “Ishte thjesht veç një eksperiment, i cili u krye saktësisht siç unë desha”, thotë ai.

Ushqimet me të cilat mund të mbijetoni

Asnjë nutricist nuk do të nisej askund me një anije të ngarkuar vetëm me patate. Ata po ashtu nuk do të rekomandonin që në vend të patateve e gjitha të ishte kokos, lakër jeshile, alga deti e as jogurt. Ka një arsye pse këshilluesit dietalë rekomandojnë të ngrënit e një llojllojshmërie perimesh, drithërash, proteinash, frutash dhe vajrash.

Llojllojshmëria është e rëndësishme dhe në këtë rast është jetike.

admin admin

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

10 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

11 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

12 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

1 day ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

1 day ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

1 day ago