Të nxehtit e madh mund të shkaktojë dhimbje koke si pasojë e dehidrimit, mosushqyerjes së rregullt, qëndrimit të tepërt në diell e aromës së rëndë të parfumit.
Këta faktorë mund të shkaktojnë edhe migrenë.
Kur konsumohet më shumë ujë e kur ushqimi hahet me rregull e me orar, dhimbja e kokës do të mund të mënjanohej, shkruan The Washington Post.
Parandalimi
Sipas Fondacionit amerikan për migrenën njerëzit duhet të ndërmarrin disa hapa në mënyrë që ta parandalojnë dhimbjen e kokës gjatë temperaturave të larta.
-Brenda ditës të konsumohet më shumë ujë
–Të evitohen ushtrimet gjatë orëve të ngrohta
–Të evitohet sa më shumë ekspozimi në diell
–Të vendosen syze dielli me polarizim
–Të mos vendosen parfume me erë të rëndë e po ashtu as kremra që përmbajnë parfume
–Të konsumohet ushqimi në kohën dhe orar të njëjtë
–Të merren terapitë e nevojshme sipas përshkrimit të mjekut
–Të mbahen ilaçet në temperaturë të dhomës
Trajtimi
Nëse ndonjë person ka dhimbje koke, ka disa teknika të lehta që duhet ndjekur në mënyrë që ta kalojë më shpejtë.
-Pushimi nën hije
–Përdorimi i ndonjë lecke apo pakoje me akull duke e vendosur në trup apo në kokë në mënyrë që të ulet temperatura trupore
-Evitimi i pijeve që përmbajnë kafeinë
Përveç aplikimit të këtyre metodave, personat me dhimbje koke mund të përdorin tableta kundër dhimbjes.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…