Përderisa ka shumë njerëz që e konsumojnë duhanin dhe u është bërë shprehi të cilën nuk është e lehtë ta largojnë, ka disa mënyra që ekspertët po i konsiderojnë si efektive për lënien e këtij zakoni.
Një ndër mënyrat efektive është të merren terapi për zëvendësimin e nikotinës. Këto terapi mund të jenë çamçakëzët me nikotinë, spërkatës për hundën dhe inhalimi të cilët mund të konsiderohen si hapa fillestar drejt lënies së duhanit.
Këshilla tjetër është që të gjeni arsyen që ju shtyn të konsumoni duhan dhe të bëni ndonjë plan për të evituar atë arsye.
Një tjetër këshillë efektive po konsiderohet lëviza. Ecja dhe ushtrimet e lehta mund të ju shpërqendrojnë nga dëshira për të pirë duhan.
Nëse stresi është një shtysë drejt duhanit, atëherë mund të provoni teknika të tjera për mënjanimin e stresit si teknikat e meditimit apo ushtrime të lehta si Yoga, shkruan India.com.
Një tjetër mënyrë e mirë konsiderohet të jetë mbledhja me më të afërmit e bisedimi me ta për të gjetur rrugën për lënien e duhanit.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…