Ishte pranverë e vitit 1992 dhe pas mesnatës merr ndërrimin e rojës Fahriu, i cili bënte roje me shumë kujdes, diku rreth orës dy të mëngjesit, Ai dëgjon tri të shtëna duke parë edhe shëndritjen e skuqur të qiellit nga plumbat ndriçues dhe në at moment Ai vjen shpejt te dritarja e odës, më thërret qe te dalë jashtë, e marr automatikun dhe shpejtë e shpejtë dal tek Ai, pa humbur kohë nisi të më tregoi se disa të shtëna u dëgjuan dhe plumbat ndriçues u panë në qiell në drejtimin e rrugës qe vinte nga Skenderaji drejt stacionit të Dashecit!
Pa vonesë të gjithë ata u grumbulluan rreth meje dhe j’u tregoj për situatën j’u dhanë edhe udhëzimet për vijën mbrojtëse në dy drejtime sipas rrugëve, njërën vijë te rruga që vjen në drejtim të hyrjes në oborr dhe tjetrën vijë në rrugën që shkonte për Qirez nga ku mund te hynin prej pjesës së poshtme të shtëpisë, i’u them që i pari do të shtije unë, pastaj ju varësisht nga situata!
Të parët ishin Hamza në krahun e djatht ishte Samiu, pas tyre Ademi e Fadil Kodra, Ilazi dhe Rafeti, dhe në fund Sahit Jasharin dhe Besim Rama.
Pasi u qetsuam, si me shaka po më thot vëllau Ruzhdiu, “të lumtë që je kanë i durueshëm, se kujtova qe t’u blloku arma ose ja ke mbathur”.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…