<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSI

Ortakolli – Lugina e mjegullave

Bajram Mjeku

Vendlindja ime shtrihet në zonën e Ortakollit. Emri i zonës nuk ka etimologji nga gjuha turke, pasi vet banorët i kanë dhënë këtë emër. Mbrapa shpinës është ortak me Drenicën, përballë me Kosovën Qendrore. Në këtë zonë, janë vetëm fshatrat që shtrihen rrëzë maleve të Qyqavicës.

Në Qyqavicë, netëve të verës shquhen vajet e qyqeve dhe dimrit, oshëtima e çarjes së lisave nga acari dhe ulërima e ujqëve të uritur.

Ortakolli është udhëkryqi i të gjitha luftërave që kanë ndodhur në Kosovë. Kur vendi ishte nën sundimin serb, emri i fshatit kishte etimologji sllave që ka kuptimin e drurit të shkozës. Kur viset shqiptare u bashkuan nën Federatën e Italisë fashiste, gjyshi im Sali Haxhia që fliste me pasion për Tri vjet Shqipni, thoshte se kur konduktorët njoftonin udhëtarët për stacionin e radhës thërrisnin:

– A ka kush me zbritë n’Shkozë?!
Hekurudha e linjës Prishtinë-Pejë që i bie mespërmes quhet Udha e frëngut. Ajo është ngritur nga një kompani franceze në vitin 1936 në kohën e Jugosllavisë së Versajës. Edhe stacioni i trenit u disejnua nga arkitektët francezë. Një copëz kulture franceze frymonte aty derisa u shemb në luftën e fundit. Përgjatë Udhës së frëngut shtrihet lumi Drenica. Lidhjet e mia me lumin janë shprishur në dimrin e ftohtë të vitit 1973. Sa herë jam larë në të, kam patur ndjesinë sikur notoja mbi pellgje gjaku…

Asnjëherë nuk mbaj mend që familja të ketë mbetur pa mysafirë. Fëmijët largoheshin pasdarkave, pasi bisedohej për çështje politike. Mysafirët më janë dukur gjithmonë të veçantë. Ishin burra të gjatë e vetullngrysur, që rrallë herë buzëqeshnin. Një natë as jam larguar, as jam parë që isha aty. Ishin veteranë të Lëvizjes Nacionaldemokratike Shqiptare. Folën gjatë për Shaban Polluzhën, për Brigadën e tij dhe për masakrat serbe në këto anë. Njëri nga veteranët, aktor kyç gjatë Luftës së Dytë Botërore, foli për mbytjen e shqiptarëve me kunja nga partizano-çetnikët dhe hedhjen e kufomave në lumë. Foli edhe për Brigadën e Pestë Shqiptare dhe komandantin e saj famëkeq, Shefqet Peçi. Ky i fundit para Luftës së Dytë Botërore, kishte patur një mbiemër gjysmëkërcënues dhe gjysmë të çuditshëm: Tërmeti.

– Lumi dy muaj ma shumë kishte gjak se ujë. Nuk besuam se komunistët shqiptarë do t’u ndihmonin serbëve. Kam frikë se s’na do as Shqipnia!, – përfundoi mysafiri në krye të vendit.

* * *
Rajoni i Ortakollit shquhet edhe për diçka tjetër; për mjegullën. Lumi përgjatë luginës dhe ultësira midis bjeshkëve i ndjellin ato. Gjithmonë kam patur ndjesi të këqija për mjegullat. Të shkurtojnë pamjen dhe të humbin orientimin. Bindesh sikur e gjithë bota është ngushtuar në hapësirën deri te “muri” i saj.

Shpesh jam ngjitur në Majë të Sukës për të përcjellë procesionin e shprishjes së mjegullave. Në fillim hiqej shtëllunga e mjegullës nga çatia e njërës shtëpi, pastaj tjetra dhe kështu vazhdonte procesioni derisa shfaqej gjithë lugina, e cila nën shkëlqimin e vesës shkëlqente si margaritar.

Jam rritur midis librave dhe armëve. Ishte nëna që m’i ofronte librat dhe baba që m’i ofronte armët! E kam zgjedhur vullnetin e nënës. Ende më mrekullon firma e saj, por edhe vesi për armët nuk më është hequr kurrë. Baba ishte një burrë që rrallë ia kam parë buzëqeshjen në fytyrë. Një ditë më pyeti pse ngjitem në Majë të Sukës?! Besoja se rrëfimi do të më lironte nga makthi i mjegullave. Kur mbarova fjalën, më vështroi çuditshëm. Baba i besonte vetëm Zotit dhe Armës. Sa herë vajiste Belgianen e tij, në fillim mblidhte vetullat, pastaj drejtonte gishtin tregues kah verilindja dhe përsëriste refrenin:
– Serbët një ditë do të vijnë nga kjo anë!

Katër vjet para se të niste lufta, baba ndërroi jetë fort i ri dhe nuk jetonte më. Serbët jo vetëm erdhën kah gryka që baba im dyshonte, por eskadronet e vdekjes erdhën nga të gjitha anët.

Në luftën e fundit, më saktë në operacionin “Patkoi” të ushtrisë serbe, në Ortakoll si zakonisht ka patur mjegulla, prandaj janë vrarë edhe shumë gra e fëmijë. Duke ikur nga bajonetat serbe, midis mjegullave të hirta janë ndeshur në breshëri plumbash.
Gjithmonë kam patur dëshirë t’i luftoj mjegullat. Ende ngjitem në Majë të Sukës. Ende e përcjell procesionin e shprishjes së tyre dhe ende i urrej ato… /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

4 hours ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

3 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

3 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

3 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

3 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

3 days ago