<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Ky është vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit. Ja si është pritur vendimi

 

Qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar se do të ndalojë pirjen e duhanit në vend, për të ndihmuar në uljen e vdekshmërisë si dhe në rritjen e financave.

Legjislacioni i prezantuar nga qeveria e mëparshme e udhehequr nga Jacinda Ardern, planifikoi të ndalonte shitjen e cigareve vitin e ardhshëm për këdo që ka lindur pas vitit 2008.
Sipas autoriteteve, pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Zelandën e Re dhe politika synon të ndalojë brezat e rinj që të marrin këtë zakon. Modelimi i shëndetit publik kishte sugjeruar që ligjet pa duhan do të shpëtonin deri në 5000 jetë çdo vit.

Ndërkohë politika pa duhan e Zelandës së Re besohet se ka frymëzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në shtator, për të shpallur një ndalim të ngjashëm të pirjes së duhanit për të rinjtë.
Megjithatë, politika ishte kritikuar vazhdimisht nga grupet e biznesit, pronarët e gazetave dhe dyqaneve që shpreheshin për humbjen e të ardhurave nga shitja e duhanit.

Ligjvënësit konservatorë kishin argumentuar gjithashtu se një ndalim i këtij produkti do të çonte në një treg të zi për duhanin.
Zelanda e Re ende synon të ulë normën e saj kombëtare të duhanpirjes në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë krejtësisht.

Ndërsa sipas të dhënave kombëtare, më shumë se 80,000 të rritur e kanë lënë duhanin vitin e kaluar

 

admin admin

Recent Posts

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

30 seconds ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

24 minutes ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

22 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

22 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

22 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

23 hours ago