<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja pse duhet ta nisni ditën tuaj me një gote ujë te ngrohte

Keni dëgjuar shpesh që një pjesë e mirë e njerëzve që merren me aktivitet fizik apo personazhe të njohur e nisin mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë në një stomak bosh. Nëse nuk keni kërkuar për një “pse”, është momenti ta bëni tani.

Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes sjell përfitime pafund për shëndetin duke filluar që nga humbja e kileve të tepërta deri tek përmirësimi i sistemit tretës.

Sipas mjekësisë të lashtë kineze, ta fillosh ditën duke pirë një gotë ujë me stomak bosh do të thotë të pastrosh sistemin tretës, të përshpejtosh metabolizmin dhe të fuqizosh sistemin imunitar. Cila janë specifikisht përfitimet që merrni nga uji i ngrohtë esëll?

Mund të bini në peshë!

Është gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Uji i vakët ngre temperaturën e trupit e cila si rezultat rrit shkallën metabolike (shkalla me të cilën trupi ynë djeg kalori). Kur kjo shkallë rritet, trupi ynë është i aftë të djegë më shumë kalori gjatë ditës, gjë e cila na ndihmon të dobësohemi më shpejt.

Përmirëson sistemin tretës

Trakti di gjestiv aktivizohet duke hidratuar kështu stomakun dhe duke eliminuar toksinat e dëmshme nga trupi. Uji i ngrohtë ul gjithashtu ul rrezikun për kapsllëk dhe përmirëson lëvizjet e zorrëve.

Redukton dhimbjen e kokës prej sinuseve

Nëse vuani nga sinoziti, provoni ta nisni mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë. Do ta shihni sa do t’ju ndihmojë për të pastruar mukozat e bllokuara, duke çliruar sinuset nga ngarkesat dhe si pasojë, reduktuar dhimbjen e kokës.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Zgjerimi i arterieve dhe venave ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kjo ndihmon gjithashtu në relaksimin e muskujve, çlirimin nga dhimbja e tyre dhe ul riskun për probleme ka rdiake.

Ndihmon që trupi të qëndrojë i detoksifikuar

Temperatura e lartë e trupit bën që të djersini dhe bashkë me djersën nxirrni jashtë gjithë toskinat e eliminuara nga trupi.

Lu fton të ftohtin

Nxehtësia që merrni nga uji i ngrohtë është shumë efektiv nëse po kaloni një grip apo keni dhimbje krahërori.

Parandalon plakjen e parakohshme

E dini që akumulimi i toksinave në trup bën që lëkura të rrudhet më shpejt? Duke pirë ujë të ngrohtë, çlironi toksinat dhe riparoni qelizat e lëkurës duke rritur kështu elasticitetin e saj.

Sa duhet të konsumoni?

Të paktën 2 litra uji të vakët në ditë për të marrë gjithë përfitimet e përmendura më lart.

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

9 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

9 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

10 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

10 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

10 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

11 hours ago