Finlanda po përgatitet të bëhet vendi i parë që do të varros përgjithmonë tubacionet e karburantit bërthamor të shpenzuar thellë nën tokë në Onkalo, që ndodhet në ishullin Olkiluoto.
Kjo iniciativë, me vlerë një miliard euro, planifikon të fillojë të funksionojë për rreth dy vjet. Do të jetë magazinimi i parë i përhershëm i karburantit bërthamor të harxhuar në botë.
Onkalo, 450 metra thellë në shkëmb, është projektuar për të ruajtur mbetjet bërthamore shumë radioaktive që mbeten të rrezikshme për mijëra vjet.
Finlanda e ka bërë këtë hap përpara në trajtimin e problemit të mbetjeve bërthamore dhe shumë vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suedinë, Francën dhe Kanadanë, tashmë po kërkojnë një zgjidhje të ngjashme.
“Finlanda është të paktën një dekadë përpara gjithë të tjerëve”, thotë Gareth Lowe, profesor i radiokimisë në Universitetin e Helsinkit, i cili nuk është i përfshirë në projektin finlandez, shkruan BBC.
Megjithatë, groposja e mbetjeve bërthamore thellë nën tokë ngre debate për sigurinë afatgjatë dhe komunikimin me brezat e ardhshëm rreth rrezikut që fshihet thellë në tokë.
Domethënë, karburanti i shpenzuar është një nga llojet më të vështira të mbetjeve për t’u menaxhuar, sepse është shumë i rrezikshëm dhe prodhon një nivel rrezatimi që mund të vrasë një person afër.
Megjithatë, sipas Lowe, konsensusi shkencor është se asgjësimi gjeologjik për qindra mijëra vjet në depo të projektuara posaçërisht si Onkalo, me një formacion shkëmbor të qëndrueshëm, është “qasja më e qëndrueshme” për karburantin bërthamor të shpenzuar.
“Ne kemi zgjidhje inxhinierike për gërmimin dhe tunelizimin, hedhjen e mbeturinave dhe ndërtimin e barrierave për ta rrethuar,” tha ai.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…