Këto fotografi sjellin pamje të rralla nga Shkodra, Kosova, Shijon-Elbasan, Tirana, Kruja, shtëpia e familjes Toptani, Kurbin, burrat duke pirë kafe turke, Malin e Taraboshit, parkun e Divjakës etj.
Realizuar në vitin 1929, nga Hugo Bernacikut, gjatë qëndrimit disamujor në Shqipëri. Më pas, fotografitë e vjetra janë mbledhur nga studiuesi, albanolog dhe historian, Robert Elsie.
“Etnologu, fotografi dhe udhëpërshkruesi austriak, Hugo Adolf Bernacik (1897-1953), lindi në Vjenë, bir i juristit Edmund Bernacik (1854-1919). Kontaktet e para me shqiptarët i pati që para Luftës së Parë Botërore në Stamboll, ku njohu djemtë e rojeve të sulltanit.
Hugo Bernaciku shkoi në Shqipëri për herë të parë, në vitin 1914, gjatë pushtetit të shkurtër të Princ Vidit (Wilhelm zu Ëied, 1876-1945). Në vitin 1915, kur ndodhej sërish në Shqipëri, shërbeu vullnetar në ushtrinë austro-hungareze, me një njësi artilerie.
Në vijim të një qëndrimit në deltën e lumit Danub në Rumani, ku shkoi për zogjtë, Hugo Bernaciku erdhi përsëri në Shqipëri, ku qëndroi nga 24 prilli deri më 6 korrik 1929.
Të dhënat bazë mbi kushtet e jetës së vendit, Bernaciku i mori nga gjeologu gjerman Ernst Novak (Ernst Nowack, 1891-1946), i cili e këshilloi që të kontaktonte të dërguarin gjerman në Tiranë, Franc fon Shajger (Franc von Scheiger, 1891-1960). Bernaciku ishte në kontakt gjithashtu edhe me çifligarin shqiptar Ago Agaj (1897-1994), me të cilin, doli për gjueti në Myzeqe.
I pajisur me një çadër, një kajak dhe një aparat fotografik, Bernaciku kaloi plot dy muaj në Shqipëri. Rezultati i udhëtimit të tij ishin dy libra: Riesenpelikane und ihre Kinder (Pelikanët e mëdhenj dhe fëmijtë e tyre), Vjenë 1930, një album i vogël dhe tani i harruar për pelikanët e kënetës së Maliqit; dhe Europas vergessenes Land (Shteti i harruar i Evropës), Vjenë 1930, i cili doli në tirazhin e katërt të zgjeruar me titullin Albanien: das Land der Schkipetaren (Shqipëria: vendi i shqiptarëve), Vjenë 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë prej këtij vëllimi të fundit”- shkruan Robert Elsie.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…