Nga Artan Shkreli
Angjelina është një shenjtore e Kishës Ortodokse, të cilën sllavët e nderojnë posaçërisht.
U lind në Berat me prinder princin e madh arbër Gjergj Aranitin dhe fisniken e pasur Marie Muzaka.
Motër e vogël e Donikë Kastriotit, gruas së Skënderbeut, Angjelina u edukua në kurtin arbëror me virtytet më të larta të kohës për një vajzë.
U martua (v. 1461), në kombinim aleance antiturke, me princin trashëgimtar të Despotatit të Serbisë Stefan Brankoviçin, i cili u strehua një periudhë në Arbëri e më pas në Itali ku vdiq herët (v. 1476).
Themeluese, me ndihmën e mbretit hungarez Matthias Corvinus, e manastirit të Krushedolit, u shpall më pas shenjtore në Mitropolinë Hungaro-Vllahe që udhëhoqi i biri (edhe ai shenjtor).
Vdiq në dekadën e dyte të ‘500.
Me shndrrimin më vonë të kësaj mitropolie në Mitropolinë e Beogradit, serbët e quajten “Angjelina e Serbisë” dhe i dhanë titullin “nënë”.
30 korriku është dita e saj si pajtore e mëmave, dhe vecanërisht e kujt quhet Angjelinë, Anxhe, Gjelë e Linë.
—–
Nga faqja e autorit në FB, botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…