Një punim i 43 historianëve pretendon të japë në një përmasë më të plotë se deri më tani historinë e popullit shqiptar në shekullin XX. Në një intervistë për TemA TV, historian Beqir Meta, një prej autorëve, thotë se ka të dhëna të reja dokumentare që pasurojnë historinë.
Vëllimi i parë shkon deri në vitin 1920 dhe nuk merret vetëm me historinë e Shqipërisë, por përfshin edhe shqiptarët që banojnë jashtë territorit të shtetit të parë të shqiptarëve, pra Shqipërisë.
Por, Meta deklaron se kërkesat e historianëve shqiptarë për arkivat serbe dhe greke kanë hasur në kundërshtime, duke dëshmuar një konservatorizëm të dalë disi nga koha.
“Ka edhe për Kosovën të dhëna shumë të rëndësishme në arkivat maqedone, bullgare, serbe, që nuk kanë qenë të sintetizuara më parë për të gjitha aspektet. Po kështu është zgjeruar shumë informacioni për Çamërinë, për shqiptarët e Greqisë. Janë dhënë me saktësi në bazë të të dhënave arkivore gjendja e tyre, politikat e shtetit grek. Kemi patur shqetësim me arkivat e Beogradit ç’është e vërteta. Në arkivat e Beogradit kemi marrë atë pjesë që kemi marrë përmes Kosovës dhe Maqedonisë. Arkivat greke janë një mangësi. Kemi bërë tentativa, kemi shkuar në Athinë, kemi çuar grupe pune”, ka thënë ai./shqip.info
Madje, jo vetëm arkivat, por edhe bibliotekat ishte shumë e vështirë t’i shfrytëzoheshin. Ndaj, Meta thotë se plotësimi tjetër mbetet për botimet e ardhshme.
“Jemi të ndërgjegjshëm që një botim nuk mund t’i realizojë të gjitha pritshmëritë. Arkivat tona janë shumë të hapura ndaj studiuesve grekë, por ata nuk përdorin të njëjtin standard”, shton Meta. /Tema/shqip.info
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…