<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

SuIItan Sulejmani e pyeti “se si shkatërohen shtetet”, ja si ju përgjigj dijetari i madh..

Sundimi i sulltanit Sulejman Kanuni, sipas mendimit të historianëve, konsiderohet si epoka e artë e Perandorisë Osmane.

Kufijtë e Perandorisë ishin zgjeruar si asnjëherë më parë dhe shumë vende kishin hyrë nën administrimin e saj. Mirëqenia ishte shtrirë në të katër cepat e perandorisë.

Megjithatë, sulltanin e shqetësonte diçka. Nga studimi i historisë, ai kishte vënë re se çdo shtet i fuqishëm fillonte ligështimin pas një farë kohe. Çdo popull e kishte një fund. Po fundi i Perandorisë Osmane kur mund të vinte? A ishte e mundur që të shmangej diçka e tillë?

Këto pyetje e shqetësonin sulltanin dhe i shfaqeshin edhe në ëndërr, pa mundur tu japë një përgjigje dhe duke mos e lënë të bëjë gjumë të qetë. Kur mendimet rreth kësaj çështje filluan ta shqetësojnë realisht, ai vendosi të këshillohet me një nga dijetarët e kohës, Jahja Efendi. Ai ishte vëlla gjiri i sulltanit. Kështu, sulltan Sulejman Kanuni i shkroi një letër, në të cilën i bëri pyetjen që e shqetësonte natë e ditë.

Dijetari në fjalë banonte në lagjen Beshiktash në Stamboll. Në letër, ai i kishte shkruar: ”Ju keni dije rreth shumë sekreteve, prandaj uroj të vini dorën në zemër dhe të më tregoni kur bien shtetet dhe cili është fundi i Perandorisë Osmane!”.Përgjigja e Jahja Efendiut ishte shumë e shkurtër dhe e mistershme. Ai i shkruante: ”E ç’më duhet mua kjo o Sulltan? Ç’më duhet mua?”

Sulltan Sulejmani u çudit nga kjo përgjigje, e cila ia shtoi dhe më shumë pështjellimin. Patjetër që kjo përgjigje fshihte diçka të fshehtë, një kod, të cilin ai nuk po e deshifronte dot. Prandaj, një ditë u nis drejt banesës së Jahja Efendiut. Pasi u takua, ia përsëriti dhe një herë pyetjen me një retorikë disi kritike: ”Dua prej jush që ti përgjigjeni pyetjes time dhe ta merrni këtë çështje seriozisht! Më trego, çfarë deshe të më thuash me atë përgjigje të mistershme?!”

Jahja Efendi, e pa në sy dhe i tha:”Sulltan i nderuar! Kur të përhapet zullumi dhe korrupsioni në vend, kur secili që e sheh dhe e dëgjon këtë zullum dhe korrupsion thotë: ”E ç’më duhet mua” duke u fokusuar tek hallet e veta, kur barinjtë të shqyejnë kopenë dhe ata që e shohin këtë heshtin, kur të ngrihet në qiell britma, ankesa dhe e qara e fukarenjve dhe nevojtarëve të cilën se dëgjon tjetër kush përveç pemëve e gurëve, atëherë shteti është në buzë të greminës.

Në raste të tilla, thesaret e shtetit boshatisen, populli e humbet besimin dhe respektin për shtetin dhe minimizohet ndjesia e bindjes ndaj autoritetit të shtetit. Në këtë rast, rënia dhe shkatërrimi është alternativa e vetme për një shtet të tillë.”

InForCulture

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

10 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

10 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

10 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

11 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

11 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

11 hours ago