<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ART

Nga çfarë u sëmur Bethoveni? ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e tij gjenetike për të hulumtuar rreth problemeve të tij të shumta shëndetësore. Flokët që ruheshin në një muze në Gjermani treguan arsyet e mundshme të vdekjes së tij. Përbërja gjenetike e Bethovenit tregoi se ishte shumë i rrezikuar nga sëmundja e mëlçisë dhe ishte i infektuar me hepatitin B. Këta faktorë, së bashku me konsumin e rregullt të alkoolit, ndoshta shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56 vjeçare, transmeton Zëri i Amerikës (VOA).

Kompozitori me famë botërore Ludvig van Bethoven njihej edhe për shëndetin e tij jo të mirë. Tashmë shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë nxjerrë ADN-në nga një tufë e flokëve të tij që ruhet në një muze në Bon, të Gjermanisë. Ata besojnë se mund të kenë zbuluar nga se vdiq kompozitori. Bethoveni kaloi dekada të tëra me probleme shëndetësore, që nga probleme të rënda të aparatit tretës dhe deri tek humbja e dëgjimit që e la atë të shurdhër.

“Nuk arritëm të gjejmë një shkak gjenetik për humbjen e dëgjimit. Nuk ka variante të dëmshme të gjeneve që mund të kenë sjellë humbjen e dëgjimit”, thotë studiuesi Tristan Begg.

Vetë kompozitori pati shkruar se dëshironte që doktorët t’i studionin problemet e tij shëndetësore pas vdekjes.

“Me Bethovenin në veçanti, është rasti kur sëmundjet kufizuan shumë krijimtarinë e tij. Dhe për mjekët ka qenë gjithnjë mister se çfarë fshihej pas kësaj”, thotë Axel Schmidt, ekspert i gjenetikës në Spitalin Universitar të Bonit.

Nga ADN-ja e nxjerrë nga flokët e ruajtura në muze, shkencëtarët nuk arritën të gjejnë shenja të sakta se çfarë shkaktoi humbjen e dëgjimit, apo problemet e tij me aparatin tretës.

Por, ata konstatuan një faktor të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë, së bashku me shenjat se kompozitori ishte infektuar me hepatitin B në muajt përpara vdekjes së tij.

Të kombinuara me konsumin e rregullt të alkoolit, të dokumentuar në “librat e dialogimit” që ai përdorte për të komunikuar pasi humbi dëgjimin, këta faktorë duken se mjaftuan për të shkaktuar ndalimin e funksionimit të mëlçisë së Bethovenit dhe për rrjedhojë vdekjen e tij.

“Pra kemi sëmundjen e mëlçisë që iu zhvillua për gjashtë apo shtatë vitet e fundit të jetës së tij. E dokumentuar fillimisht në vitin 1821 me një verdhëzë që zgjati dy muaj, dhe që ndoshta rishfaqet në dimrin e vitit 1824-1825, si dhe me rrjedhjen e shumtë të gjakut nga hundët, të cilën ai e ka përshkruar. Në pranverën e vitit 1825, ai përshkruan se si i doli një sasi të madhe gjaku nga rrugët e frymëmarrjes, dhe kjo është ndoshta një tregues i cerozës dhe përparimit të mëtejshëm të sëmundjes së mëlçisë”, thotë Begg.

Rezultatet e diagnostikimit të tij pas vdekjes nëpërmjet ADN-së u publikuan në një studim në revistën Current Biology.

“Nuk e njohim veprën e tij pa sëmundjen e tij. Nuk dimë se si do të kishte qenë nëse nuk do të ishte i sëmurë. Sëmundjet e Bethovenit janë pjesë e mitit të Bethovenit. Pra, në imagjinatën tonë, ai mund t’i krijonte këto vepra vetëm nëse ishte i sëmurë. Kjo është gjithashtu pjesë e mitit të artistit – se sa më i sëmurë të jetë, aq më produktiv ai bëhet në shprehjen e tij artistike”, thotë Julia Ronge, përgjegjëse në shtëpinë muze të Beethovenit.

Fama e Ludvig van Bethovenit është vërtet monumentale. Simfonia e tij e 9-të është më e preferuara në ceremonitë shtetërore në mbarë botën, dhe simfonia e tij dramatike numër 5 është ndoshta ndër pjesët më të famshme në historinë e muzikës botërore.

InForCulture

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

2 days ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

3 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

3 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

3 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

4 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

4 days ago