<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Vdiq në një aksident trafiku aktori Treat Williams

Aktori Treat Williams, i cili luajti në filmin “Hair” dhe serialin televiziv amerikan “Everwood”, ka vdekur në një aksident trafiku në moshën 71-vjeçare.

Williams u përplas me një makinë derisa po e ngiste motorin në Vermont.

Ai u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Aktori pati njw karrierë gati 50-vjeçare.

“Siç mund ta imagjinoni, ne jemi të tronditur dhe të pikëlluar në këtë kohë”, thuhet në një deklaratë familjare të publikuar nga revista Variety.

“Treat ishte plot dashuri për familjen e tij, për jetën dhe zanatin e tij dhe ishte vërtet në krye të lojës së tij në të gjitha”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Agjenti 15-vjeçar i Williams, Barry McPherson, e përshkroi atë si “djaloshin më të mirë” që ishte “aq i talentuar”.

Aktori Wendell Pierce e përshkroi Williams në rrjetet sociale si një “njeri pasionant, kreativ, shpirti aventurier i të cilit ishte infektues.

Pas zbulimit të tij të vitit 1979 në “Hair” si George Berger, Williams u shfaq në filmat “Steven Spielberg 1941” (1979), “Once Upon a Time In America” (1984), “Dead Heat” (1988), “Things to do in Denver when you are dead” (1995) dhe “Deep Rising” (1998).

Në fillim të viteve 2000, Williams u shfaq si Dr. Andy Brown i ve në katër seri të dramës televizive amerikane “Everwood”. Ai gjithashtu mori role në “Chesapeake Shores”, “Blue Bloods” dhe “Chicago Fire”.

Ai u nominua për një çmim Emmy për punën e tij në filmin televiziv të vitit 1996 “The Late Shift” dhe mori tre nominime për Golden Globes gjatë viteve 1980.

Williams la pas bashkëshorten Pam Van Sant dhe dy fëmijë.

InForCulture

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

6 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

6 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago