<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Mikroplastika gjendet kudo, çfarë do të thotë kjo për sistemin tonë imunitar?

Nga Jessica Hamzelou

Mikroplastika gjendet gati kudo që hidhni sytë. Ato janë pjesë të vogla të ndotjes plastike, më pak se 5 milimetra të gjata, dhe janë gjetur në gjakun e njeriut, qumështin e gjirit deri edhe telplacenta. Ato ndodhen edhe në ujin tonë të pijshëm dhe ajri që thithim.

Por ato janë gjetur gjithashtu në rajone të planetit, që mund t’i mendoni si të pacenuara, si Pirenejtë Francezë, Ishujt Galapagos dhe madje edhe Hendeku i Mariana, pika më e thellë e oqeaneve. Kohët e fundit, kemi dëgjuar se procesi i riciklimit mund të dërgojë tonelata mikroplastikë në mjedis.

Po çfarë po i shkaktojnë ato shëndetit tonë? Ne po thithim, hamë dhe pimë kimikate toksike. Ne nuk e dimë realisht ndikimin e saj mbi trupin tonë. Por shkencëtarët kanë filluar të krijojnë gradualisht një panoramë të efekteve të tyre të mundshme nga studimet e hershme mbi kafshë dhe grupe qelizash.

Këtë javë, hasa në një studim të ri që shqyrton ndikimin që mund të ketë mikroplastika në qelizat tona të sistemit imunitar. Në mënyrë të veçantë, ata analizuan makrofagët – një lloj i qelizave të bardha të gjakut që vret pushtuesit e huaj dhe ndihmon në pastrimin nga trupi tëqelizave të vdekura.

Tieri Rabilo nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore dhe kolegët e tij panë se si makrofagët reaguan ndaj rruazave të polistirenit. Testet zbuluan se disa lloje makrofagësh i gëlltitin tërësisht pjesët e plastikës. Të tjerët jo.

Qelizat që ngarkohen me plastikë sillen ndryshe, duke sugjeruar se ato mund të mos funksionojnë aq mirë në sigurimin e mbrojtjes nga bakteret e dëmshme dhe pushtuesit e tjerë që mund të shkaktojnë sëmundje. Rabilo dhe kolegët e tij shkruajnë në studimin e tyre semikroplastika mund të ketë efekte më të gjera në sistemin imunitar në përgjithësi, si dhe në shëndetin e indeve të trupit ku depërtojnë grimcat.

Një pyetje ende pa përgjigje është se çfarë ndodh pasi plastika futet në qelizat tona. Ka tëngjarë që trupi ynë mund të gjejë një mënyrë për ta eliminuar atë. Por nëse jo, ai mund të qëndrojë për pjesën tjetër të jetës sonë dhe të dëmtojë ose vrasë ato qeliza ku është infiltruar.

Mikroplastika mund të ketë pasoja të tjera shëndetësore. Këto copa të vogla plastike, që notojnë dhe fluturojnë në të gjithë botën, mund të veprojnë si një “Kalë Troje”, duke futur baktere të dëmshme rezistente ndaj ilaçeve dhe gjenet e tyre.

Është shumë e thjeshtë të thuhet se duhet ta ndalojmë të gjithë plastikën. Por ne mund të revolucionarizojmë mënyrës se si e riciklojmë atë. Ne mund të përdorim ujërat e zeza për të gjurmuar rritjen e baktereve rezistente ndaj antimikrobikëve.

Për këtë arsye shkencëtarët po eksplorojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të viruseve të vogla për të trajtuar infeksionet bakteriale rezistente ndaj ilaçeve. Sistemi ynë imunitar është tepër i komplikuar. Dhe këtu ka rëndësia edhe gjinia. Sepse ka dallime të rëndësishme midis sistemeve imunitare të burrave dhe grave. /

“MIT Technology Review” – Bota.al

InForCulture

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

7 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

8 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

8 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

8 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago