Më 24 shkurt 1871 lindi Sevasti Dako Qiriazi, arsimtare, veprimtare e çështjes kombëtare.
Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për vajza dhe gra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert Kolegj në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891.
Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.
Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të grave të cilat kontribuuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.
Vdiq më 30 gusht të vitit 1949.
Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…
Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…
Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…
‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…