<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

 

 

Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri.

Xhenxhefili

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili përmirëson metabolizmin dhe lufton dëmin oksidues në trup.

Përbërësit e tij janë shumë efikasë për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit.

Shkencëtarët thonë se konsumi i 2 deri në 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë në çaj apo gatime është shumë efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit.

 

 

Speci i kuq djegës

Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit.

Speci i kuq djegës përmban shumë flavonoidë dhe ushqyes të tjerë që shënjestrojnë sëmundjet në nivel qelizor dhe shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë organizmin.

Ekspertët thonë se konsumi i 30-120 mg spec djegës në ditë shërben për të korrur këto përfitime.

 

 

Kanella

Një nga përbërësit e kanellës pengon proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup.

Ky përbërës njihet si cinnamaldehyde dhe është efikas kundër sëmundjeve që shkaktohen nga inflamacioni.

Këto vlera janë të pranishme nëse njeriu konsumon 1-1.5 gramë kanellë në ditë.

Një sasi më e madhe se kjo shkakton probleme me tretjen dhe jo vetëm.

 

 

Farat e karafilit

Farat e karafilit përmbajnë eugenol që pengon enzimat që shkaktojnë reagime inflamatore në trup.

Vaji i këtyre farave është ideal kundër inflamacionit dhe mjafton një pikë e tij për të lyer zonën e inflamuar në trup.

Sherebela

Sherebela përmban acid carnosik dhe cornosol, dy substanca që përmirësojnë metabolizmin dhe largojnë radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion në trup.

Në variantin e thatë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se njeriu mund të konsumojë 300-600 mg sherebelë në ditë.

Nëse keni sherebelë të freskët mund të përdorni 4 deri në 6 gramë në ditë.

 

 

Rozmarina

Rozmarina përmban përbërës të ngjashëm me sherebelën, por dallon prej saj falë acidit rosmarinik që luan efekt stabilizues në shumë suplemente farmaceutikë.

Përbërësit e rozmarinës pengojnë trupin që të lëshojë reagime vetë-dëmtuese kundër inflamacionit.

Njeriu mund të konsumojë 4-6 gramë rozmarinë të freskët në ditë kundër simptomave të artritit reumatoid.

Dozat e duhura të vajit esencial të rozmarinës variojnë nga 0.1 deri në 1 ml në ditë.

 

 

Piperi i zi

Piperina që gjendet tek piperi i zi lehtëson shumë prej simptomave të artritit, një prej sëmundjeve të shumëta auto-inflamatore.

Doza e rekomanduar ditore besohet të 20 mg piperinë ose një majë luge çaji me piper të zi.

 

 

Çaji jeshil

Disa filxhanë ëaji jeshil në ditë ofrojnë shumë lehtësim për pacientët që vuajnë nga artriti dhe zbusin simptomat e inflamacionit.

 

 

Ushqime të tjera

Ushqime të tjera të rekomanduara kundër inflamacionit janë frutat e pyllit, lakra e kuqe, fasulet, arrat, legumet dhe vaji i ullirit.

admin admin

Recent Posts

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

22 minutes ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

32 minutes ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

3 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

5 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

6 hours ago

Kujdes nga këto shenja: Mund të tregojnë probleme me veshkat

    Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…

6 hours ago