<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Robotët fitojnë shqisën e të prekurit me shpikjen e lëkurës elektronike

Një skuadër shkencëtarësh ka krijuar lëkurën elektronike që mund të jetë mënyra për pajisjet robotike që të jenë më fleksibël për të ndihmuar në ndërhyrjet kirurgjikale apo në lëvizjen e personave që kanë nevojë.

Ndërtimi i lëkurës elektronike nga kërkuesit e Edinburgut i jep për të parën herë robotëve një nivel të vetëdijes fizike të ngjashme me atë të njerëzve e kafshëve. Lëkura përbëhet nga një shtresë e hollë silikoni e ‘qëndisur’ me tela dhe sensorë.

Robotët e butë, të cilët përbëhen nga materiale të përkulshme dhe jo metali apo plastika, me këtë lëkurë elektronike iu shtohen një mori përdorimesh që nga pajisjet kirurgjikale, protezat e deri te eksplorimi i mjediseve të  dëmshme.

Ndryshe nga robotët tradicionalë të cilët kanë një numër të caktuar lëvizjesh, robotët e butë janë shumë fleksibël. Kjo sjell një sfidë të madhe për të zhvilluar sisteme ndijimi të cilat janë thelbësore për robotët që të kryejnë detyra  dhe të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njerëzit dhe ambientin rrethues.

Pa lëkurën elektronike, robotët e butë e kanë të vështirë të kuptojnë lëvizjen dhe formën e tyre dhe se si këto cilësi shkrihen me mjedisin. Duke përdorur lëkurën  elektronike, e cila është 1 mm e trashë të kombinuar me inteligjencën artificiale, shkencëtarët iu dhanë robotëve aftësinë për të ndjerë me shpejtësi lëvizjet e tyre me një saktësi milimetrike, në kohë reale.

Ekipi e testoi lëkurën elektronike duke e vendosur në krahun e një roboti  të butë. Ata zbuluan se me këtë teknologji roboti mund të ndiente një varietet lëvizjesh komplekse si përkulja, zgjatja dhe përdredhja në çdo pjesë të pajisjes./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Infarkti te burrat pse shkaktohet, cilat janë shenjat kryesore?

    Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…

14 hours ago

Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare

    Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…

19 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo simptomë “e fshehur” mund të tregojë sëmundje serioze

    Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…

19 hours ago

Veshka nuk dhemb gjithmonë aty ku mendoni: Edhe gjaku në urinë mund të mos e tregojë shkakun

    Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…

19 hours ago

Disa shenja në thonj që mund të tregojnë diçka për shëndetin tuaj

    Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…

19 hours ago