Jahja Drancolli
Pranë Trepçës, në pjesën jugore të zonës së fshatit të sotëm Rashan, ruhen rrënojat e një kështjelle të quajtur “Gjytet” ose “Qytet”. Qyteti i Rashanit është një fortifikim i periudhës së hershme bizantine, i ndërtuar gjatë shekujve IV-VI, rreth 5 km larg nga Mitrovica. Në dokumente si fortifikatë e Trepçës, e cila përmendet për herë të parë në vitin 1303. Ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe, me një lartësi prej 851 m, ishte pararojë e burimeve minerale të Trepçës, si dhe kontrollonte rrugën kryesore, e cila shkonte nga Municipium DD për në Zveçan, Trepçë dhe Llap, si dhe rrugën tjetër Trepça-Vicianum-Novobërdë. Rrënojat e fortifikatës së quajtur nga vendorët “Gjyteti” ndodhen në një kodër të pjerrët, nga ku pamja përreth ka qenë gjithëpërfshirëse. Nga kalaja mund të shihni pothuajse të gjithë Rrafshin e Kosovës. Në shek. XIX arkeologu britanik Arthur Evans përmend Municipium DD, si dhe një kështjellë me emrin e tregtarëve raguzanë, “Montagna dell Argento” (“Monte Argentaro”), ndërsa e ashtuquajtura “Tabula Peutingeriana” përmend me emër “Argentaria”. Bazuar në materialin e ndërtimit, kalaja i përket arkitekturës mesjetare, megjithëse objektet e luajtshme arkeologjike flasin për një vendbanim shumë-shtresor. Trashësia e murit rrethues të fortifikatës është rreth 2 m; ndërsa lartësia e mureve të ruajtura deri më sot është 2-3 m. Fortifikata është e vendosur në majë të një shkëmbi, lartësia e të cilit nga toka lëkundet nga 80-100 m. Anët veriore dhe lindore të fortifikatës kishin mbrojtje natyrore, ndërsa anët perëndimore dhe jugore mbrohen me mure. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen këtu është ekzistenca e një strukture drejtkëndëshe që supozohet të jetë një cisternë. Cisternat, si strukturë kanë depozituar sasi të mëdha uji, të cilat kanë furnizuar këtë vendbanim të madh dhe të rëndësishëm, i cili ndodhet larg rrjedhave ujore.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…